“Rrugët e florinjta”/ Tomorri: Koncesioni i rrugës Milot-Fier, 1.88 miliardë euro!

Rruga Milot-Fier pritet të ndërtohet nga kompania greke Terna. Në studion e TvT, gazetari Klodian Tomorri tha se kompania Terna ka paraqitur një ofertë me vlerë 1.88 miliardë euro për projektin që do të gjenerojë në total më shumë se dyfishin e kësaj shume.

Sipas Tomorrit, Terna është kompania e vetme që ka dorëzuar ofertë dhe pritet që shumë shpejt qeveria ta shpallë publikisht si fituese.

“Nuk ka asnjë gjasë të shtyhet më afati për dorëzimin e ofertave. Afati ka përfunduar. Tani qeveria ka dy zgjidhje. Ajo që thoni ju është e vërtetë. Oferta e vetme është ajo e kompanisë Terna. Oferta e paraqitur nga kompania është 1.88 miliardë euro. Kjo është shuma që kompania thotë se do të investojë për ndërtimin e rrugës.

Në total si vlerë projekti, ajo do të gjenerojë mbi 4 miliardë dollarë. Është një projekt shumë i madh. Disa janë skeptikë për shumën që ajo zotohet se do të investojë, sot jemi në këtë pikë. Terna është kompania e vetme që ka dorëzuar ofertën. Qeveria do ta lançojë publikisht shumë shpejt. Ndoshta kishin vendosur të shpallnin Spitallën fillimisht. Ndoshta presin debate pas shpalljes së ofertës”, tha ai./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne