Bota

Pas rënies së Rakkas, SHBA-ja kërcënon Iranin

Pikërisht në momentin kur SHBA-ja vazhdon që të nxisë probabilitetin e një lufte të mundshme në gadishullin e Koresë, Washingtoni vazhdon të shtojë tensionet dhe kërcënimet e luftës në Lindjen e Mesme.

Forcat e mbështetura nga Amerika, më 16 tetor kanë bërë me dije se kanë marrë në kontroll qytetin sirian të Rakkas që ndodhet në brigjet e lumit Eufrat, i cili njihej si ‘kryeqyteti’ i ‘khalifatit’ me rrënjë religjoze të Shtetit Islamik të Irakut dhe Damaskut (ISIS).

Forcat Demokratike Sirine (SDG) që përbëhen në pjesën më të madhe nga milicitë nacionaliste kurde (YPG) patën rrethuar Rakkan gjatë muajit korrik. Prej katër muajsh e gjysëm, luftëtarët e ISIS-it në këtë qytet dhe dhjetra mijëra civilë kanë qënë viktima të sulmeve të pafundme ajërore nga avionët e SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe. Qindra ushtarë të forcave ushtarake amerikane kryenin funksionin e ‘konsulentit’ dhe vëzhguesve. Ata i mundësua mbështetje ushtarake nga toka forcave detare të SHBA-së.

Sipas të gjitha informacionev që janë mundësuar qyteti i Rakkas është shkatërruar tërrësisht ku 80% e banesave janë bërë të pabanueshme dhe pjesa tjetër kanë pësuar dëmtime të mëdha. Zëdhënësi i Ministrisë Mbrojtëse Ruse, Krye-gjenerali Igor Konaşenkovështë shprehur për gazetat se “Rakka ka mbetur si një përkujtim i qytetit gjerman, Dresden i cili është shkatërruar në të njëjtën mënyrë nga bombardimet e Britanisë dhe SHBA-së gjatë vitit 2017.”

Nga një popullësi prej më shumë se 200 000 personave që jetonin në këtë qytet para se të pushtohej nga ISIS-i, tashmë kanë mbetur vetëm 45.000 banorë. Të tjerët ose kanë mbetur të vrarë ose gjenden në kampet e refugjatëve.

Numri i saktë i personave të metur të vrarë nuk do të mësohet asnjëherë. Kompania e vëzhgimeve Airwars pretendon se zotëron raporte që kanë informacione që vërtetojnë se nga sulmet ajërore kanë mbetur të vrarë të paktën 1.300 civilë. Për më tej, kompania bën me dije se nga informacionet numri i të vrarë mund të kalojë edhe 3.200 civilë. Gjatë periudhës së fundit të sulmeve dhe të bombardimeve intensive mund të jenë vrarë qindra të tjerë dhe të kenë mbetur shumë të tjerë në gërmadhat e qytetit të shkatërruar.

Edhe numri i luftëtarëve të vrarë të ISIS-it nuk njihet. Megjithatë, është e sigurt se ky numër është me mijëra. Ashtu siç ka ndodhur gjatë sulmit të mbështetur nga SHBA-ja kundër ISIS-it në qytetin irakien të Mosulit nuk është treguar mëshirë veçanërisht për ‘luftëtarët e huajë’.

Përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë në ‘koalicionin ndërkombëtar’ kundër ISIS-it të udhëhequr nga SHBA-ja, Brett McGurk është shprehur për televizionin e Dubait se: “Detyra jonëështë që të gjithë luftëtarët e ardhur nga vendet e tjera në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it dhe të gjithë luftëtarët e tjerë të huajë brenda Sirisë të mbeten të vrarë aty. Pra, nëse ata ndodhen në Rakka, atëherë në Rakka do të vdesin.” McGurk e ka vizituar për herë të parë Irakun në vitit 2004, kur Iraku ishte pjesë e regjimit pushtues amerikan dhe tashmë ka vazhduar në gjithë administrat që të marrë detyra gjithnjë e me më shumë përgjegjësi që nga Bushi, Obama dhe tani Trumpi për të vendosur vazhdueshmërinë e imperalizmit amerikan në këtë rajon.

Besohet se në Siri kanë ardhur vetëm nga Evropa më shumë se 6.000 persona për t’iu bashkuar ISIS-it. Shumica prej tyre kanë ardhur veçanërisht gjatë periudhës së viteve 2011-2014 për t’iu bashkuar ISIS-it dhe organizatave të tjera me rrënjë fetare që shiheshin si aleatë aktivë me forcat e SHBA-së dhe Evropës për të rrëzuar qeverinë siriane të Bashar Assadit i cili mbështetej nga Irani dhe nga Rusia.

Përpos mundësisë se përfundimi i kontrollit të gjërë të ISIS-it në territoret e Sirisë dhe Irakut do të sjellë fundin e masakrave prej tij në të dyja shtetet, ekziston edhe mundësia që t’i jemi futur një periudhe potencialisht edhe më shumë gjakderdhëse.

Duket se pika e vëmendjes sëWashingtonit është duke u zhvendosur gjithnjë e më shumë drejt frontit të Iranit dhe Rusisë që e kanë mbështetur në mënyrë të rëndësishme ushtarakisht qeverinë e Assadit edhe kundër kundërshtarëve të tij të mbështetur nga imperialistët edhe kundër ISIS-it. Për më tepër, Irani mbështet edhe partitë politike me themele shiite që qeverisin aktualisht Irakun.

Në shkrimin kryesor të 21 tetorit, Washington Post shprehej se “mundja e terroristëve ka përfunduar në disfavor të aleatëve të SHBA-së dhe në favor të Iranit dhe Rusisë që i ka hapur rrugën shumë vështirësive të ndërlikuara për SHBA-në në Irak dhe Siri”.

Në vazhdim ngrihej shqetësimi se SHBA-ja në Irak ‘ishte treguar pasive gjatë kohës që focat e milicisë së ushtrisë irakiene nën udhëheqjen e Iranit ndihmonin në lëvizjen e kurdëve irakenë, të cilët janë aleatë të SHBA-së në qytetin e duskutueshëm të Kerkukut dhe zonat e tjera përreth të pasura me puse nafte.’

Washington Post vazhdon duke u shprehur më tej se “Koalicioni Rusi-Iran-Assad” po merrej me fillimin e operacioneve të veta nërkohë që forcat e mbështetura nga SHBA-ja merreshin me rimarrjen e kontrollit të Rakkas dhe “kështu ata po fitojnë garën për të marrë kontrollin e puseve të naftës në lindje të Sirisë.”

Ky shkrim arrinte në përfundimin se: “Dështimi i aleatëve të SHBA-së në mbrojtje apo në nxitjen e rregulimit të bisedimeve politike me këto dy vende arabe vetëm sa do t’i hapërrugëmë shumë luftrave, rritjes së kërcënimeve terroriste dhe së fundmi nevojës së vazhdueshme për ndërhyrjen e SHBA-së.”

Frederick Kagan, i cili ka qënë një mbështetës i pushtimit të Irakut në vitin 2003 dhe luftës për ndryshimin e regjimit në Siri është treguar shumë më i hapur në thirrjet e tij që nxisin SHBA-në për të hyrë në konflikt ushtarak të drejtpërdrejtë me forcat iraniane dhe ruse.

Kagan, i cili shkuran për Hill i ka akuzuar administratën e Obamës dhe të Trumpit se ‘nuk kanë reaguar ndaj zgjerimit të ndikueshmërisë ushtarake të Iranit në Siri’ dhe është shprehur se ‘nuk i janë përmbajtur’ strategjisë së zvogëlimit të ndikueshmërisë së Iranit në Lindjen e Mesme.

Kagan i ka bërë thirrje ushtrisë amerikane dhe çdo milicie qëështë aleate e SHBA-së që të krijojnë “milicinë” e përbashkët për një “kundër-sulm” ndaj çdo mundësie në të ardhmen që mund të përshijë një sulm nga “forcat e Sirisë, Iranit apo Rusisë”. Ai ka theksuar se duke qënë se Rusia dhe Irani që kanë lëndë bërthamore do të tërhiqen për shkak të përparësisë ushtarake që ka SHBA-ja, atëherë SHBA-ja duhet të qëndrojë gjithnjëë gatshme ndaj riskut për një luftë të mundshme me këto vende.

Kagan, si një matës i mirë i diskutimeve pa dorashka dhe të paekuilibruar në mesin e elitave amerikane është shprehur edhe në rasin kur ushtria amerikane do të sulmonte madje pushtonte anijet dhe avionët ushtarakë rusë, Moska në asnjë moment nuk do të nxijsë një konflikt.

Kagan ka paraqitur këndvështimin e tij se “Kjo është përllogaritja dhe parimi asaj që mund të quhet një strategji amerikane të mençur për t’u përgatitur për një sulm kundër Iranit në Siri ndërkohë që në mnyrë të logjikshme mendohet të parandalohet çdo luftë tjetër e mundshme.”

Ndërkohë që tashmë, administrata e Trumpit e ka dhënë mesazhin e saj të shtimit të acarimit dhe armiqësisë së dhunshme të SHBA-së kundër Iranit kur më 13 tetor bëri kërkesën për rishqyrtim të marrëveshjes bërthamore të arritur me Teheranin në vitin 2015. Administrata e Trumpit, duke injoruar plotësisht edhe mbështetjen e vendeve evropiane në arritjen e kësaj marrëveshje që e drejtonte SHBA-ja po përparon drejt rivendosjes së njëanshme të sanksioneve gjithëpërfshirëse kundër Iranit.

Gjatë fundjavës, Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson në vizitën e tij në Arabinë Saudite, që është konkurrenti kryesor i Teheranit në rajon dhe që SHBA-ja e ka mbushur deri në grykë me armë i ka shtuar edhe më tepër akuzat ndaj Iranit.

Tillersonështë shprehur se “Tashmëështë e nevojshme që të gjithë luftëtarët e huajë në Irak të kthehen në shtëpitë e tyre dhe populli i Irakut të mund të marrë përsëri kontrollin e zonave të çliruara tashmë nga pushtimi i ISIS-it.” Sekretari i Shtetit nuk e kishte fjalën për qindra ushtarët amerikanë dhe ushtarët me pagesë që ndodhen në vend, por fliste vetëm për forcat iraniane.

Tillerson është shprehur se ai ‘beson’ se të gjitha kompanitë e SHBA-së dhe Arabisë Saudite (duke përfshirë edhe kompanitë evropiane) nuk dohet të bashkëpunojnë me kompanitë iraniane të cilat janë të liidhura me Gardën e Mbrojtjes së Revolucionit.

Pikërisht në momentin kur SHBA-ja vazhdon që të nxisë probabilitetin e një lufte të mundshme në gadishullin e Koresë, Washingtoni vazhdon të shtojë tensionet dhe kërcënimet e luftës në Lindjen e Mesme.

Burimi : İntizar/ ML

OPINIONE

INTERVISTA