Pas takimit me Ramën, drejtori i Zgjerimit në BE: Shqipëria të luftojë krimin dhe korrupsionin

Ndonëse vendimi i radhës për negociatat me Shqipërinë do të merret në muajin qershor, zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk janë ende të bindur për progresin e Qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke kërkuar që procesi në këto fusha të vijojë.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, Christian Danielsson i ka kërkuar sot kryeministrit Edi Rama që të vijojë reformat në të gjitha fushat dhe në veçanti në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të qenë bindës në muajin qershor.

“Bisedë shumë e hapur me kryeministrin Edi Rama për situatën aktuale politike dhe reformat. Albania duhet të vazhdojë të shtyjë përpara reformat në të gjitha fushat dhe në veçanti në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të qenë sa më bindëse në qershor kur shtetet anëtare të BE-së do të shqyrtojnë progresin”, shprehet Danielsson.

Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipërisë i është refuzuar tre herë hapja e negociatave, ndërkohë që në muajin qershor do të merret vendimi i radhës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne