Pashkë speciale: Rama terrorizon Tiranën

Histeria antimuslimane e Ramës edhe këtë herë ka terrorizuar qytetin me masa të rrepta sigurie sikur vendi ynë të ishte Egjipti pas sulmit në kishën e koptëve.
Mjafton ndonjë ambasador të shohë ëndrra me terroristë, dhe direkt vendi transformohet sikur këtu të kishim celula terroriste.
Pavarësisht harmonisë fetare me të cilën krenohemi, tashmë duket se kjo i përket të shkuarës, përsa kohë katolikët favorizohen e muslimanët dergjen burgjeve, pa prova e tej afateve për shkak të një tjetër ëndërruesi futbolli: Mosadi. Po bëhet pjesë e rutinës që Tirana të blindohet nën forca të shumta policie sa herë katolikët kanë një event.
Për festën e Pashkëve, forca të shumta policore, RENEA dhe qen antieksploziv janë vendosur në sheshin “Nënë Tereza”.

Policia e shtetit është vënë në gadishmëri të plotë që prej ditës së djeshme në Tiranë.

Një sinjalizim nga ambasada amerikane para pak ditësh se në këtë festë mund të kishte sulme terroriste, mjaftoi që Tirana të “blindohej” me forca policore.

Pranë kishave dhe institucioneve me rëndësi të vecantë, janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet.

Masat anti-terrorizëm vihen re kudo në qendër të Tiranës, ndërsa ka patur edhe kontrolle intensive me qen antieksploziv.

“Vijojnë masat e shtuara të marra nga Policia e Shtetit me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Masa jo për panik, por për të krijuar një ambjent sa më të sigurtë për të festuar festën e Pashkëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Edhe gjatë natës së mbrëmshme, forca të shumta policore, të RENEA-s dhe Shqiponja kanë qenë të pranishme pranë Kishave, dhe zonave më të populluara nga besimtarët që kremtojnë Pashkët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne