Pasojat e rezultatit të zgjedhjeve në Austri

Me shfaqjen e rrjedhave të ekstremit të djathtë dhe i personaliteteve përkrahës të mendimeve populiste, e ardhmja politike e Evropës futet në vorbull të paqartë.

Sipas një analize të bërë nga kanali televiziv CNN, Powell Haknos analist i njohur thotë se fitorja e partisë popullsite në zgjedhjet e Austrisë dhe fitorja e të djathtëve muajin e kaluar në Gjermani tregon se Evropa po futet në një situatë ku dominojnë mendimet kundër emigracionit dhe mendimet populiste të cilat kanë bërë të mundur ardhjen në pushtet të partive ekstremiste dhe anti-islame të djathta. Një koalicion i djathtë në Austri do të sjellë me vete një valë nacionalizimi dhe vështirësi për BE-në, shrkuan Powell Haknos. Haknos ka frikë se Austria do të “orbanizohet”. Krijimi i një koalicioni të djathtë, sipas tij do të sjellë me vete një valë nacionalizimi në Austri, gjë që, sikurse në Hungarinë e drejtuar prej kryeministrit Victor Orban, mund të çojë në një ristrukturim të plotë të shtetit. Nëse Sebastian Kurz, i ri por plotësisht i vetëdijshëm për pushtetin, do të krijojë koalicion me partinë populiste të djathtë “FPÖ” të Heinz-Christian Strache, politika e emigracionit, siguria e brendshme, por edhe çështje strukturore do të marrin një drejtim të ri, ndonjëherë të dyshimtë. Kurz dhe Strache janë të të njëjtit mendim, se azilkërkuesit dhe emigrantët ilegalë mund të ndalen vetëm nëse mbyllen kufijtë. Më tepër dëbime dhe ekstradime, kampe për emigrantët në Afrikë, apo në ishuj të pabanuar… Këto janë disa nga argumentet që përdori Kurz për të bindur zgjedhësit. Edhe pse shumica e të huajve në Austri janë nga vendet e BE-së, frika në Vjenën zyrtare është e madhe. Edhe aty, sikurse në Gjermaninë Lindore, populistët e djathtë fituan më tepër vota në zonat ku ka më pak të huaj.

Sebastian Kurz fitoi zgjedhjet në Austri, e me shumë gjasë do të zgjidhet Kancelar i ri. Në moshën 31-vjeçare, kreu i Partisë Popullore do të bëhet shefi më i ri i qeverisë në planet. Marshi drejt pushtetit i Sebastian Kurz të lë pa frymë. Partia e tij ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare. Sipas rezultateve, partia e Sebastian Kurz – ÖVP ka arritur të fitojë 30.2 për qind, e ndjekur nga SPÖ, partia në pushtet e kancelarit aktual Christian Kern, e cila ka arritur 27.1%. Partia radikale e Heinz Christian Strache FPÖ doli e treta me 26.8 për qind . Pas saj renditet Neos me 5.3, pastaj Grüne me 4.9 dhe e fundit Lista Pilz me 4.3 për qind. Kurz, 31 vjeç, me këtë fitore mund të behet udhëheqësi më i ri në Evropë. Në mandatin e fundit qeveritar, Sebastian Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe i Integrimeve në Austri. Imigracioni dhe mënyrat për ta ndaluar atë, ishin kauza e tij kryesore gjatë fushatës parazgjedhore. Vetëm 24 vjeç, ai u zgjodh zv.sekretar i Integrimit; deputet u bë në moshën 26-vjeçare dhe ministër i Jashtëm një vit më vonë. Udhëtimet e tij në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së flasin vet. Vetëm takime të nivelit të lartë, ndërhyrje të dëgjuara me shumë kritika ndaj Islamit. Në vitin 2016, Kurz rezultoi vendimtar për mbylljen e itinerarit ballkanik të emigracionit dhe kritikoi publikisht politikën e dyerve të hapura të Angela Merkelit. Me politikat kundër emigracionit, luftës ndaj Islamit, dëbimet e lehta për refugjatët që nuk respektojnë ligjin, mbylljen e kufijve të jashtëm të BE-së, në vetëm 3 muaj Kurz bëri për vete austriakët. Tani ai duhet të tregojë se di edhe t’i qeverisë ata./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne