Shqiperia

Patozi ironizon drejtorët e burgjeve: Shumë trafikantë kanë gjetur shokun e bandës kur kanë rënë brenda

Pas shkarkimeve që bëri Ministrja e Drejtësisë para pak minutash, ka reguar edhe ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi. Ai shkruan në facebook se gjysma e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri paskan qenë vetë të dënuar. Patozi ironizon duke thënë se ndoshta ky është një kriter i Rilindjes dhe s eshumë kriminelë kanë gjetur drejtor burgu shokun e vjetër të bandës, kur kanë rënë brenda.

TA KESH DREJTORIN SHOK BURGU

Po ne i paskemi pasur të dënuar vetë më parë gjysmën e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri. Sihariqin na e dha vetë ministrja e re e Drejtësisë, por pa na shpjeguar se si i kanë ngjitur shkallët e karrierës në administratë gjithë këta të riedukuar.
Mbase ka qenë kriter i qeverisë së “Rilindjes” që eksperienca personale të ndihmon në zbatimin me korrektesë të detyrës.
Që ata janë kthyer me qejf në vendin, që e njihnin më mirë se kushdo tjetër, kjo kuptohet lehtë, por kush na e bëri këtë “nder” për të zbukuruar burgjet tona, këtë ministrja nuk na e tha.
I bie që shumë kriminelë dhe trafikantë të kenë gjetur drejtor burgu shokun e vjetër të bandës, kur kanë rënë brenda. 
Dhe nuk është çudi që ata të jenë ndjerë më të sigurt prapa hekurave, sesa po të ishin të lirë, ku mund t’i gjente jo edhe aq rastësisht ndonjë plumb “qorr” i rivalëve të rrugës.” – shkruan Patozi.

OPINIONE