PD e sulmoi “Qifen” pas skandalit të Elbasanit

Në kuadrin e valës së dytë të dekriminalizimit, PD ka nxituar të godasë të shkuarën e dyshimtë të një deputeti që konsiderohet si mik i afërt dhe votues i rregullt, i kryeministrit Rama. 37 deputetë emokratë i janë derjtuar me një letër prokurorisë ku kërkohet verifikimi i aktivitetit të Aqif Rakipit në Itali. Sipas PD që pretendon se i ka mbledhur faktet në rrugë informale, i zgjedhuri i Elbasanit në zonën e Peqinit, Rakipi është në kushtet ligjore të nadilit për të kryer një funksion public dhe një detyrë të lartë shtetërore.

PD pretendon se prokuroria pavarësisht fakteve të njohura botërisht, nuk ka bërë verifikimin e të dhënave të plota të deputetit për të shkuarën e tij në Itali.

Por deputeti, që vazhdon ti japë votën në kuvend Edi Ramës, megjithëse ky i fundit e perishi koalicionin e tepsisë, pretendon se ai ka dalëë i pastër nga verifikimet në vemndin fqinjë.“As kam asnjë lloj problemi me Italinë. E ka shpallur prokuroria për mua, kur i kanë marrë verifikimet nga shteti italian dhe ka rezultuar që s’kam asgjë. Të bjeri provat nëse ka dhe pastaj flasim, nëse ka prova okej” u shpreh Aqif Rakipi (Poshte e plote deklarata e tij dhe formulari i dekriminalizimit).

Deri më tani opozita nuk ka paraqitur ndonjë provë. Kulmi i insistimit të saj përfundon me kërkesën për prokurorinë për tu thelluar në kërkimin e provave. Kështu që nga kjo pikpamje nuk ka ndonjë lajm të ri. E vetmja risi në këtë histori qështë se PD, po godet deputetin e njohur botërisht si “Qifja” pas toneve të ashpra që ambasadori Donald Lu përdori për bandat kriminale dhe sidomos pas ngjarjes së fundit në Elbasan e cila i ka drejtuar projektorët nga ky qytet ku ende rrezultojnë shumë të forta lidhjet e politikës me krimin. (lapsi.al)  

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne