Shqiperia

PD: Kongresmeni u ble nga Rama, me paratë e drogës

Pas intervistës së ish kongresmenit Xhozef Dioguardi, i cili tha se Rama fitoi për shkak se njerëzit panë alternativën më të mirë, ndërsa gjithë të tjerët nuk donin reformën në drejtësi, ka ardhur edhe reagimi i opozitës.

Partia Demokratike e sulmoi ashpër ish-kongresmenin shqiptaro-amerikan Xhozef Dioguardi, të cilin e cilëson si lobistin më të ri të Edi Ramës.

“Nga mungesa e skrupujve, duket se është paguar mirë. Ky ish-kongresmen, teksa flet për Shqipërinë, nuk përmend në asnjë fjalë drogën, krimin, korrupsionin dhe shit-blerjen masive të votave, fakte që i di e gjithë bota. Pse nuk i përmend? Shumë e thjeshtë. Se është në shitje, dhe është blerë pikërisht nga këto para të pista, siç janë blerë jo pak lobistë të tjerë nga Edi Rama, në Bruksel, Berlin e Uashington”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike, që u shpërnda pak para mesnate.

OPINIONE