PD nxjerrë shifrat e Eurostat: Shqiptarët paguajnë dyfish për shëndetësinë

Partia Demokratike ka publikuar shifrat e Eurostat, që sipas saj rrëzojnë propagandën e Ramës për shëndetësinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti Bardh Spahia thotë se shqiptaret paguajnë për shëndetin më shumë se vendet e rajonit sepse qeveria i vjedh.

Sipas tij, shifrat janë kokëforta dhe tregojnë situatën e errët ku Edi Rama e ka futur vendin.

POSTIMI:

Ja shëndetësia “falas” e Edi Ramës. Sipas shifrave të Eurostat, jo të PD, shqiptarët shpenzojnë shumë më tepër, se çdo popull tjetër i rajonit për shërbimet shëndetësore.

Shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut.

Shëndetësia e koncesioneve dhe e tenderave të errët, po cënon direkt shërbimet ndaj qytetarëve dhe me pandeminë Covid-19 cdo qytetar i prekur po e kupton se shëndetësia “falas” e Edi Ramës po u kushton shtrenjtë, pasi po paguajnë vetë trajtimin e kushtueshëm që u shpëton jetën!

Ky është realiteti që nuk mbulohet dot me propagandën e ERTV-së! Shifrat janë kokëforta dhe tregojnë situatën e errët ku Edi Rama e ka futur këtë vend, e që nuk mbulohet dot më me propagandë sepse i ka kaluar kufijtë si llogjikë ashtu edhe territorialë./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne