PD: Të arrestohet deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

Deputeti socialist: Kam dhënë sqarime në Prokurori

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të nisë procedurat e arrestimit të deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Sipas selisë blu tashmë ka prova se ish-drejtorit i Hipotekës në Durrës ka bashkëpunuar me bandën e Emiliano Shullazit.

Enkelejd Alibeaj, nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çështjen e hotel Vollgës, e cila është regjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja. Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria zbatimin e ligjit duke sjellë në Kuvend kërkesën për arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=yZXjJ1BG32I]

Por deputeti i Partisë Socialiste, i ka hedhur poshtë këto akuza duke deklaruar se për këtë çështje ka dhënë sqarime në Prokurori.

“Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në Prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë. Dua të informoj publikun se kjo është një çështje e hetuar nga Prokuroria ku unë kam dhënë të gjithë informacionet dhe dëshmitë”.

Sipas deputetit socialist, këto akuza vijnë nga ata që që sponsorizojnë lajme vere, për të dëmtuar imazhin e tij dhe të grupit parlamentar ku ai bën pjesë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne