PDIU kërkon nga presidenti të mbledhë krerët politik në tryezë

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi gjatë një conference nga ambientet e Kuvendit, ka thënë se ka kërkuar nga presidenti i republikës Bujar Nishani që të gjejë rrugë për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Në deklaratën për mediat, Idrizi theksoi se dialogu politik është hapi i parë për të shmangur krizën politike, e cila mund të thellohet edhe më shumë në rast se nuk punohet për gjetjen e një zgjidhje.

“Pas propozimit kombëtar, të tjera forca politike kanë hedhur akuza të ngjashme. PDIU thekson besimin dhe bindjen se do të vazhdojë dialogun serioz me përgjegjshmëri. Vetëm dialogu është hapi i parë poltiik për shmangien e krimit.

Shprehim shqetësimin për ligjërimimn cinik e përjashtues, ultimativ e kërcënues që po rrisin anormalitetin e situatës politike. Besoj se kjo zgjidhje do të vijë vetëm nëse të gjithë ulen në tryezë, ndryshe qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë zgjidhje tjetër.

Zoti President, besojmë se ekzistojnë kushtet për të vendosur standard për poltikbërjen në Shqipëri. Iu drejtohemi me këtë kërkesë për të vlerësuar mundësina e thirrjes së një tryeze parlammnetare për të mundësuar një klimë normale për zgjedhjet e ardhshme. Pdiu e konsideron thirrjen e tryezës si një mundësi për të mos u detyruar thirrja e tryrezës së sigurisë kombëtare.”, u shpreh ndër të tjera kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne