Pence paralajmëron votuesit: Ju nuk do të jeni të sigurtë me Joe Biden

Republikanët nuk anuluan fillimin e ditës së tretë të kongresit të tyre, madje edhe përkundër kërcënimit për rritjen e uraganit në kategorinë 5, protestës për drejtësi racore në Wisconsin dhe pandemisë së madhe globale.

Për dallim nga demokratët, të cilët nominuan Joe Biden si kandidatin e tyre presidencial në një konventë virtuale javën e kaluar, republikanët kanë mbajtur disa nga fjalimet e tyre personalisht, përfshirë fjalimin e zëvendës presidentit, Mike Pence, i cili hapjen e fjalimit ia kushtoi njerëzve që pësuan nga uragani Laura.

Pasi pranoi nominimin për të kandiduar dhe për të shërbyer si zv/president, Pence u shprehu ngushëllime familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe u zotua se vaksina e sigurt dhe efektive do të jetë gati deri në fund të vitit për t’i dhënë fund pandemisë, e cila deri më tani ka marrë jetën e afro 180 mijë amerikanëve.

Ai më pas iu drejtua protestave për drejtësi racore që kanë tronditur qytetet e SHBA-së gjatë muajve të fundit dhe e përplasën Biden-in për planifikimin për të “t’i hequr fondet policisë”, të cilën Biden e ka mohuar vazhdimisht.

“Joe Biden thotë se Amerika është sistematikisht raciste dhe se zbatimi i ligjit në Amerikë ka një citim ‘paragjykim të nënkuptuar’ ndaj pakicave”, tha Pence ndërsa protestat vazhduan në Kenosha, Wisconsin, ku demonstruesit kanë dalë në rrugë kundër vrasjes së Jacob Blake, afro-amerikanit që u qëllua pas shpine shtatë herë nga një polic i bardhë gjatë fundjavës.

“Më lejoni të jem i qartë: Dhuna duhet të ndalet, qoftë në Minesota, Portland apo Kenosha”, shtoi ai.

“E vërtetë e sigurtë është se ju nuk do të jeni të sigurtë në Amerikën e Joe Biden-it”, vazhdoi ai. “Nën presidentin Trump, ne do të qëndrojmë me ata që qëndrojnë në linjën e hollë të kaltër dhe nuk do të bëjmë heqjen e fondeve të policisë, as tani, as kurrë”, theksoi Pence.

Folësit në natën e tretë të kongresit bënë një përpjekje për të paraqitur Trumpin si një drejtues të kujdesshëm që ka ndihmuar në avancimin e grave dhe afro-amerikanëve. Zv/presidenti Pence theksoi karakterin empatik të Trumpit.

“Gjatë katër viteve të fundit, unë kam punuar ngushtë me presidentin tonë. E kam parë kur kamerat ishin të fikura. Amerikanët e shohin presidentin Trump në shumë mënyra të ndryshme, por nuk ka dyshim se si presidenti Trump e sheh Amerikën. Ai e sheh Amerikën për atë që është, një komb që ka bërë më së shumti mirë në këtë botë sesa çdo tjetër. Një komb që meriton shumë më tepër mirënjohje sesa ankesa. Dhe nëse doni një president që bie në heshtje kur trashëgimia jonë demonohet ose fyhet, atëherë ai nuk është personi i duhur”, tha Pence.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany ndau historinë e saj personale, e cila kishte patur një mastektomi profilaktike të dyfishtë, pasi mësoi se ajo mbante një gjen të lidhur me kancerin e gjirit. Ajo përshkroi thirrje të ndryshme që kishte pranuar nga presidenti duke e kontrolluar atë pas operacionit dhe duke dëshmuar aftësinë e Trumpit për empatinë.

“Zgjedhja për të patur një mastektomi parandaluese ishte vendimi më i vështirë që kam marrë. Por, mbështetja e presidentit Trump, i cili do të mbrojë vajzën time dhe të ardhmen e fëmijëve tanë e bëri më të lehtë”, tha ajo.

Gjithashtu një fjalim e mbajti edhe këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway, e cila do të tërhiqet në fund të muajit.

Clarence Henderson, aktiviste për të drejtat civile nga vitet 1960 dhe Burgess Owens, një ish lojtar i NFL, ishin dy folësit me ngjyrë, të cilët mbështetën mesazhin e ligjit dhe rendit të Trumpit.

Konventa do të kulmojë me pranimin zyrtar të nominimit nga presidenti Trump të enjten në mbrëmje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne