Pentagoni nuk jep një përgjigje të saktë për armët e dhëna YPG/PKK-së

Zëdhënësi i Pentagonit, majori Sean Robertson, iu përgjigj me shkrim pyetjes së korrespondentit të agjencisë turke të lajmeve AA (Anadolu Agency) “se do të rimerren apo jo armët e dhëna YPG/PKK-së në Siri”.

Në deklaratën e tij, Robertson argumenton se Forcat Demokratike Siriane (SDF) (ose më qartë YPG/PKK) janë një partner efektiv (i ShBA-së) kundër DAESH-it në rajon.

“Ne kemi qenë gjithmonë të qartë se armët që i janë dhënë SDF-së do të jenë të kufizuara, specifike sipas misionit dhe ato do të jepen gradualisht për të arritur qëllimin e mposhtjes së DAESH-it”, thotë majori Robertson në përgjigjen e tij.

Duke refuzuar të japë një përgjigje të qartë për pyetjen e drejtuar për të dytën herë, Robertston tha se ai nuk mund të japë detaje mbi operacionet që janë në proces si pjesë e politikës së Pentagonit, ndërsa shtoi se për momentin ata janë fokusuar tek nxjerrja e trupave amerikane në mënyrë të sigurt dhe të vetëdijshme nga Siria./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne