Trump emëron Patrick Shanahan në postin e Sekretarit të Mbrojtjes

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump njoftoi se në vend të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis, i cili do të largohet nga detyra, do të emërohet zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë së tij në mediat sociale, Presidenti Trump shkruan: “Shprehë kënaqësinë për të njoftuar emërimin e zëvendëssekretarit të talentuar të Mbrojtjes, Patrick Shanahan. Duke filluar prej 1 janarit 2019 ai do të ushtrojë detyrën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes. Patrick ka qenë në detyra të zëvendëssekretarit të Mbrojtjes dhe në kompaninë ajrore dhe hapësinore “Boeing”. Do të jetë shumë mirë”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në ikje, Jim Mattis, javën e kaluar dha dorëheqjen nga detyra pas vendimit të Presidentit Trump për “tërheqje nga Siria”.

Presidenti Trump në lidhje me dorëheqjen e Sekretarit Mattis, në llogarinë e tij në Twitter shkroi: “Pasi që ish-Presidenti, Barack Obama, e kishte dëbuar Jim Mattis-in unë i dhashë një shans të dytë. Disa më thanë që të mos e emërojë, por unë isha i besimit se duhet ta bëjë këtë. Është një marrëdhënie interesante, por unë i dhashë burimet që nuk i kishte pasur kurrë. Aleatët janë të rëndësishëm, por jo kur abuzojnë me Amerikën”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne