Pentagoni pohon bashkëveprimin e SHBA-së me terroristët e PKK/PYD-së në Siri

Një deklaratë e rëndësishme ka ardhur të premten vonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me mjetet e blinduara amerikane në veri të Sirisë, pranë kufirit me Turqinë.

Zëdhënësi i Pentagonit, Koloneli Jeff Davis, pohoi se SHBA-ja vepron së bashku me organizatën terroriste PKK/PYD në rajon.

Koloneli Davis u pyet në lidhje me autoblindat amerikane, të cilat patrullojnë në bashkëpunim me elementët e PKK/PYD-së në afërsi të kufirit turk.

“Trupat amerikane veprojnë së bashku me PYD-në në zonat e kontrolluara prej saj duke përshirë edhe vijën kufitare”, tha zëdhënësi i Pentagonit.

Nga ana tjetër, Jeff Davis dha përgjigje evazive sa i përket një pyetjeje rreth pretendimeve se trupat amerikane patrullojnë vijën kufitare për të penguar sulmet e mundshme të Forcave të Armatosura të Turqisë kundër elementëve të organizatës terroriste PKK/PYD.

“Kontakti ynë i përditshëm me ushtrinë turke vazhdon”, theksoi zëdhënësi i Pentagonit dhe rikujtoi thirrjen e Uashingtonit drejtuar të gjitha palëve për të luftuar kundër armikut të përbashkët, DAESH./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne