Pepe Escobar: Lufta ndaj Iranit dhe blofi amerikan

nga Pepe Escobar.

Administrata Trump edhe njëherë ka demonstruar grafikisht se në kohën e turbullt të shekullit të 21, “ligji ndërkombëtar” dhe “sovraniteti kombëtar” tashmë i përkasin mbretërive me njerëz të vdekur.

Sikur një rrebesh sanksionesh kundër një pjese të madhe të planetit nuk do të ishte i mjaftueshëm, oferta më e fundit të cilën nuk mund ta refuzoni, e përcjellë nga një gangster që paraqitet si diplomat, konsulli Minimus Mike Pompeo, në thelb urdhëron gjithë planetin që t’i nënshtrohet vetëm njërit dhe të vetmit arbitër të tregtisë botërore: Washingtonit.

Së pari administrata Trump në mënyrë të njëanshme hoqi dorë nga një marrëveshje shumëkombëshe e miratuar nga OKB, JCPOA ose marrëveshja bërthamore me Iranin. Tani, përjashtimet që me shpirtgjerësinë e tyre lejonin që tetë vende të importonin naftë nga Irani pa shkaktuar zemërimin imperialist në formën e sanksioneve, përfunduan në 2 maj dhe nuk kanë për tu rinovuar.

Tetë kombet janë një përzierje fuqish euroaziatike: Kina, India, Japonia, Koreja e Jugut, Tajvani, Turqia, Italia dhe Greqia.

Përveç kokteit toksik tregtar të kryelartësisë, paligjshmërisë, arrogancës, injorancës dhe sjelljes fëminore gjeopolitike dhe gjeo-ekonomike të inkorporuar në këtë vendim të politikës së jashtme, nocioni se Uashingtoni mund të vendosë se kush lejohet që të jetë furnizuesi energjitik për superfuqinë në zhvillim Kinën, as që nuk kualifikohet edhe për humor. Shumë më alarmues është fakti se vendosja e një embargoje totale ndaj eksporteve iraniane të naftës është jo më pak se një akt lufte.

Endrra erotike e neokonservatorëve të fundit

Ata që i nënshtrohen ëndërrës erotike të fundit të neokonservatoreve dhe zionistëve për ndryshim regjimi në Iran, mund ti gëzohen kësaj deklarate për lufte. Por, siç ka argumentuar edhe Profesor Mohammad Marandi i Universitetit të Teheranit, “Nëse regjimi i Trumpit i bën llogaritë gabim, shtëpia mund të shkërmoqet keq, duke nisur që nga catia”.

Duke reflektuar ndaj faktit që duket se Teherani nuk ka iluzione në lidhje me këtë budallallëk, lidershipi iranian – nëse provokohet në një pikë pa kthim, më tha më tej Marandi – mund të arrijë deri në “shkatërrimin e gjithçkaje në anën tjetër të Gjirit Persik dhe ka për ta përndjekur dhe përzënë SHBA-në nga Iraku dhe Afganistani. Kur përshkallëzohet gjendja e SHBA-së, edhe gjendja e Iranit përshkallëzohet. Tani varet nga SHBA-ja se sa larg do të shkojë me gjërat.”

Ky alarm i kuq nga një akademik i ndjeshëm përputhet në mënyrë të përkryer me atë që po ndodh me strukturën e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), e cila kohët e fundit është quajtur “organizatë terroriste” nga Shtetet e Bashkuara. Në një simetri të përsosur, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit gjithashtu e ka quajtur Komandën Qendrore të SHBA-së, CENTCOM-in dhe “të gjitha forcat e lidhura me të” si një grup terrorist.

Komandanti i ri i IRGC-së është gjenerali 58 vjeçar Hossein Salami. Që nga viti 2009 ai ka qenë zëvendës i komandantit të mëparshëm Mohamamd al-Jafarit, një zotëri fjalë butë, por që mu duk i ashpër si kthetrat kur e takova në Teheran dy vjet më parë. Salami, sikurse edhe Jafari, është një veteran i luftës Iran-Irak dhe ka përvojë luftarake. Burimet e Teheranit më sigurojnë se ai mund të jetë edhe më i ashpër se Jafari.

Në të njëjtën kohë, komandanti i Marinës së IRGC-së, Admiral Alireza Tangsiri, ka sinjalizuar gjënë e paimagjinueshme kundër embargos totale amerikane të eksporteve të naftës iraniane; Teherani mund të bllokojë Ngushticën e Hormuzit.

Qëndrimi perëndimor

Një numër i madh i klasave sunduese në perëndim duket se nuk janë të vetëdijshëm për realitetin. Nëse Hormuzi mbyllet, rezultati do të jetë një depresion global e një kataklizmeje ekonomike.

Në mesin e investitorëve të tjerë, Warren Buffett ka kualifikuar në mënyrë rutinore për tregun 2.5 kuadrilion derivate si një armë financiare e shkatërrimit në masë. Siç duket, këto derivative përdoren në mënyrë të paligjshme që të heqin jo më pak se një miliardë dollarë amerikanë në vit nga tregu i fitimeve të manipuluara.

Duke pasur parasysh precedentët historikë, Uashingtoni aktualisht mund të jetë në gjendje që të ndërtojë një Gji Persik me flamur të rremë të llojit Tonkin. Cfarë pritet tjetër?

Nëse Teherani do të izolohej tërësisht nga Uashingtoni, opsioni bërthamor de facto që vjen nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të ndërpresë 25 përqind të furnizimit global me naftë. Çmimet e naftës mund të rriten në mbi 500 dollarë për fuçi, madje edhe në 1000 dollarë për fuçi. 2.5 kuadrilion të derivateve do të nisin një reaksion zinxhir të shkatërrimit.

Ndryshe nga mungesa e kredive që pati kriza financiare e vitit 2008, mungesa e naftës nuk mund të zëvendësohet me para prej letre. Thjesht sepse nafta mungon atje. As Rusia nuk do të jetë në gjendje që ta ristabilizojë tregun.

Ai është një sekret i hapur i bisedave private në klubin Harvard si dhe në stërvitjet ushtarake të Pentagonit për atë çështje, se në rast të një lufte me Iranin, marina amerikane nuk do të ishte në gjendje që ta mbante të hapur Ngushticën e Hormuzit.

Raketat ruse SS-NX-26 Yakhont po rreshtohen ne bregun verior të Iranit përgjatë Ngushticës së Hormuzit. Nuk ka asnjë shans që aeroplanmbajtëset amerikane ti bëjnë ballë breshërisë së raketave Yakhont.

Pastaj janë raketat supersonike SS-N-22 anti-anije, të eksportuara tashmë edhe në Kinë dhe Indi, të cilat fluturojnë shumë ulët me shpejtësi 1.500 milje në orë. Ato nisen nga automjete specifike me platforma të sheshta, dhe janë projektuar për të mposhtur sistemin amerikan të radarëve mbrojtës Aegis.

Çfarë do të bëjë Kina?

Sulmi i plotë frontal ndaj Iranit zbulon synimin e administratës Trump për shkatërrimin e integrimit të Euroazisë nëpërmjet asaj që është është nyja e dobët e tre nyjeve kryesore te cilat janë Kina, Rusia dhe Irani. Këta tre aktorë ndërlidhin të gjithë spektrin; inisiativën Brez dhe Rrugë; Unionin Ekonomik të Euroazisë; Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait; Korridorin Ndërkombëtar Veri-Jug të Transportit; zgjerimin e BRICS Plus.

Pra, nuk ka dyshim se partneriteti strategjik Rusi-Kinë do të rrijë duke parë shpinën e Iranit. Sipas Pentagonit, nuk është rastësi që kjo treshe është edhe ndër kërcënimet më të mëdha ekzistenciale të SHBA-së. Pekini e di mënyrën se si marina e SHBA-së është në gjendje që t’ia bllokojë burimet e energjisë. Dhe kjo është arsyeja pse Pekini po e rrit strategjikisht importin e naftës dhe gazit natyror nga Rusia; Duke projektuar “arratisjen nga Malacca” ai gjithashtu merr parasysh një kapje hipotetike të Ngushticës së Hormuzit nga Uashingtoni.

Një skenar bindës përfshin Moskën që vepron për të mënjanuar konfrontimin jashtëzakonisht të paqëndrueshëm SHBA-Iran, ku Kremlini dhe Ministria e Mbrojtjes përpiqen të bindin Presidentin Donald Trump dhe Pentagonin për çdo lloj sulmi të drejtpërdrejtë kundër IRGC-së. E pashmangshme është edhe dalja në skenë e opsioneve të fshehta, krijimi i mundshëm i flamujve të rremë dhe i të gjitha llojeve të teknikave të panjohura të Luftës Hybride të vendosura jo vetëm kundër IRGC-së, drejtpërdrejt dhe tërthorazi, por edhe kudo kundër interesave iraniane. Për gjithë këto synime praktike, SHBA dhe Irani janë në luftë.

Brenda kuadrit të një skenari më të madh të nisjes së trazirave në Euroazi, administrata Trump përfiton nga urrejtja e çmendur vehabiste dhe zioniste kundër shitëve. “Presioni maksimal” ndaj Iranit ka rëndësi për Jaredin, mikun e tij të afërt të Arabisë Saudite Mohammad bin Salmanin (MbS) në Rijad dhe këshilltarin e MBS-it në Abu Dhabi, Sheikh Zayedin, të cilët zëvendësojnë mungesën e naftës iraniane në treg. Bu, kjo është e pakuptimtë pasi shumë pak tregtarë të Gjirit Persik janë të bindur se Riadi nuk mund ta “thithë pjesën e tregut të Iranit”, sepse nuk e ka naftën e duhur.

Pjesa më e madhe e asaj që shtrihet përpara në sagën e embargos së naftës varet nga reagimi i vasaleve dhe gjysëm vasalëve. Japonia nuk do ta ketë guximin që të dalë kundër Uashingtonit. Turqia do ti rezistonte një lufte. Italia nëpërmjet Salvinit do të lobojë për një përjashtim. India është shumë e komplikuar; Nju Delhi po investon në portin e Chabaharit në Iran si qendra kryesore e rrugës së saj të mëndafshit dhe bashkëpunon ngushtë me Teheranin brenda kuadrit të INSTC. A do të luhej një tradhti e turpshme me kartat?

Kina thjesht do të vazhdojë të injorojë Uashingtonin

Irani do të gjejë mënyra te tjera për të marrë rrjedhën e naftës, sepse kërkesa nuk do të zhduket thjesht me një goditje magjike të dorës amerikane. Është koha për zgjidhje kreative. Për shembull, pse anijet të mos furnizohen në ujërat ndërkombëtare, duke përdorur arin, të gjitha llojet e parave, kartat e debitit dhe transfertat bankare në rubla, juan, rupi dhe rialë, ndërkohë që gjithçka mund të rezervohet në një faqe interneti?

Kjo është një mënyrë që Irani tani të mund të përdorë flotën e vet të anijeve naftëmbajtese. Disa nga anijet naftëmbajtese mund të parkohen – e kapët – në Ngushticën e Hormuzit, me një sy tek çmimi i Jebel Aliut në Emiratet e Bashkuara Arabe për të siguruar që kjo të jetë marrëveshja e vërtetë. Shtojini asaj edhe një biznes falas për ekipet e anijeve. Çfarë nuk shkon? Pronarët e anijeve do të kursejnë shuma të mëdha parash nga faturat e karburantit dhe ekuipazhet do ti përfitojnë të gjitha llojet e artikujve me një zbritje 90 për qind në një treg pa taksa (free shop).

Dhe le të shohim pastaj nëse BE-ja do të ketë kurajon për të vepruar me entitetin alternativ ‘Special Purpose Vehicle (SPV)’ i krijuar pas heqjes dore prej administratës Trump nga marëveshja JCPOA. Sepse më shumë se me shkatërrimin e integrimit të Euroazisë dhe me implementimin e ndryshimit të regjimit nga neokonservatorët, ka të bëjë me anatemën përfundimtare; Irani është duke u dënuar pa mëshirë sepse e ka anashkaluar dollarin amerikan në tregtinë e energjisë./consortiumnews/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne