Haradinaj: Bota jonë është Amerika. Amerika ke me ne në ditë të vështirë!

Në ceremoninë që po mbahet për 19 vjetorin e themelimit te Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Në fjalën e rastit ka thënë se SHBA-të e kanë përkrahur dhe vazhdojnë të përkrahin Kosovën edhe tani.

Sipas tij nuk është marre të thuhet se Kosova në planin global është me SHBA-në.

“Edhe Evropa duhet ta kuptojë se jemi Evropë. Është edhe në interesin e tyre. Ne i takojmë edhe botës. Bota jonë është Amerika. Amerika ke me ne në ditë të vështirë, po rri me ne është me ne” ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se njerëzit e partisë së tij janë shembull se si mbahet fjala.

“Nuk dua të ndërrojmë qëndrimet tona përditë. Kur jep fjalën Aleanca Aleanca i qëndron prapa fjalës së vetë” ka thënë ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne