Bota

Ushtria izraelite bombardon ndërtesën e Anadolu Agency në Gaza

Ushtria izraelite bombardoi ndërtesën ku gjendet edhe zyra e Anadolu Agency brenda Rripit të Gazës në bllokadë.

Sipas informacionit të gazetarëve të Anadolu Agency nga Gaza, forcat izraelite realizuan të shtëna paralajmëruese në ndërtesën ku gjendet edhe zyra e AA-së.

Punonjësitë e AA-së, menjëherë pas të shtënave paralajmëruese, me gjërat që kanë mundur t’i marrin me vete kanë shprazur ndërtesën. Pas një kohe të shkurtër, avionat luftarake izraelite me të paktën 5 raketa realizuan sulm ajror, si pasojë e së cilës ndërtesa u shkatërrua plotësisht.

Gjendja e punonjësve të Anadolu Agency është e mirë, ndërsa ende nuk ka informacione rreth viktimave.

– “Shënjestrimi i zyrës së AA, është përpjekje për largimin e dëshmitarëve”

Qeveria palestineze ka deklaruar se shënjestrimi i zyrës së AA, është përpjekje për largimin e dëshmitarëve dhe përgatitje të Izraelit për masakrën ndaj Gazës.

Ushtria izraelite duke u arsyetuar në raketat e shkrepura nga Gaza, sot pas dreke kishte filluar sulme ajrore ndaj rajonit.

Në sulmet ishin martirizuar të paktën 3 palestinezë prej të cilëve një foshnjë dhe një grua shtatzënë, ndërsa ishin plagosur të paktën 12 persona.

Ushtria izraelite, edhe në vitet e kaluara kishte shënjestruar ndërtesa të shumë mediave.