Shqiperia

Për ata që thonë se “Xhafa iku vetë”

Fatmiri iku. Me ndërgjegje të qetë siç tha. I qeshur si përherë. Me siguri po të shkëmbehesh në rrugë të flet njësoj si dikur kur ishte vetëm deputet. Tani ka nisur puna e mediave që të gjejnë arsyet dhe shkaqet, të shpjegojnë intrigën e pushtetit, të ndërtojnë alibitë, të rishpikin pra Shqipërinë normale. Atë që nuk ka qeder nga pisllëqet. Dhe alibia e sotme e pushtetit është se ministri i Brendshëm iku vetë. Ai dha dorëheqje sepse është njeri i lirë. Nuk a patur tensione, as përplasje në qeveri. Jo. Në kulmin e sukseseve ministri iku sepse ka parime.

Mirëpo ata që thonë se ministri iku se ashtu deshi atëherë kur e deshi, ndoshta anashkalojnë ligjësitë e politikës që nuk para ta lejon këtë luks. Ministri iku në mes të punës dhe kjo nuk është liri edhe pse ai mundet të ketë bërë një zgjedhje të imponuar.

Për ta kuptuar më mirë këtë, po sjellim faktin se largimi i Xhafës kishte kohë që përflitej. Olta Xhaçka ishte një prej kandidaturave të përfolura; gazeta 55, shkrimin e së cilës po e sjellim më poshtë, hamendësonte Belinda Ballukun. Edi Rama ka zgjedhur Sandër Lleshin, një njeri më soft se paraardhësi. Qeveria ka një hall serioz dhe ndaj edhe i duhen mediat karagjoze që në këtë rast përgënjeshtrohen në avancë nga kolegët e Gazetës 55 të Fahri Balliut. Më poshtë shkrimi i kësaj të fundit i datës 12 tetor 2018:

OPINIONE