Opinion Sociale

Për gay-t, arsimin dhe shoqatat që tundën Shqipërinë

Nga Dritan Hila

Qe ta mbyllim kete jave me ministrine e arsimit e cila ka gjetur edhe justifikimin per kete idiotizmin qe beri dhe eshte krenare, se ideja e saj ishte qe te sensibilizoje opinionin per bullizmin ndaj Lgbt.

Nuk jam psikolog por meqenese e kam kaluar vete moshen e adoleshences, dua ti shpjegoj “profesoreve” se bullizmi nuk ka synim Lgbt por eshte lufte e me te fortit kunder me te dobetit per arsye territori dhe mbizoterimi.

E ben shoku kundra shokut per te qene lider, per te pasur vemendjen e femrave apo vendimarrjen ne shoqeri; mesuesi kunder nxenesit per te pasur zoterimin; me gjate eshte nje fenomen qe e has gjithe jeten.

Sot kemi me shume sulme ndaj individeve te dobet sesa kunder gayve.

Nuk kemi degjuar te theret ndonje gay por çdo jave adoleshentet theren mes tyre per lidership, per femra apo per arsye krahinore mes te ardhurve e vendalinjve.

Eshte nje lufte qe vazhdon gjithe jeten dhe eshte e sigurte qe agresori per ta trembur viktimen e shan edhe me termin pezhorativ qe permendet shpesh.

Ndaj nese doni rezultate kunder bullizmit, rrisni kontrollin mbi terrotorin, perpiquni te integroni toske me gege, kuksiane e leber me njeri tjetrin dhe te dy me tiransit.

Sa per gayt, e gjejne vete rrugen te integrohen dhe mbrohen. Madje e kane gjetur derisa kane edhe shoqata dhe tunden Shqiperine/ tema

OPINIONE