Bota

Për shkak të problemeve financiare, Arabia Saudite krijon “komitetin e krizës’

Ministria e Financave e Arabisë Saudite bëri të ditur se për shkak të problemeve financiare, ka krijuar komitetin e krizës për të menaxhuar reduktimin e shpenzimeve dhe uljen e kostos së projekteve shtetërore.

Muhamed Al Xhedian, ministër i Financave i Arabisë Saudite, deklaroi: “ Ky komitet ka vendosur pezullimin e projekteve me vlerë 4,53 miliardë $ dhe ka kërkuar nga institucionet shtetërore të rivlerësojnë projektet e papërfunduara”. Arabia Saudite së bashku me vendet e tjera arabe të gjirit Persik janë detyruar të ulin pagat e punonjësve të institucioneve shtetërore si dhe të zbatojnë ligjin e tatimit mbi vlerën e shtuar për shkak të reduktimit të ndjeshëm të të ardhurave nga shitja e naftës. Abdurrahman Al Hamidi, drejtor i Fondit Financiar të Ligës Arabe, deklaroi se deficiti buxhetor i vendeve arabe si Arabia Saudite, e ka kaluar nivelin e 10 % të Prodhimit Kombëtar Bruto. Vendet arabe të Gjirit Persik me në krye Arabinë Saudite, për të dytin vit radhazi po përballen me krizë financiare për shkak të rënies së çmimit të naftës, përkrahjes financiare për terroristët në Siri dhe Irak si dhe për shkak të kostos së lartë të agresionit kundër Jemenit./ PT

OPINIONE

INTERVISTA