Në shkollën fillore “Mihal Grameno” në Prishtinë, janë vendosur disa fotografi për të treguar historinë e kombit shqiptar, e në mesin e tyre edhe varja e disa të rinjve nga një ekspeditë ndëshkimore e Perandorisë Osmane.
Pa u futur në detaje nëse është e vërtetë apo jo, por kjo formë si është plasuar në murin e shkollës tregon edhe njeher për propagandën e hapur komuniste kundër perandorisë Osmane.
Drejtori i Shkollës tha në video se nuk mund ta ndërrojë historinë, se kështu duhet ta mësojnë, mirëpo askund në mur nuk u panë fotografi nga masakra e Reçakut që ka shumë fotografi në HD, as fotografi të vrasjes së familjes së Adem Jasharit nga serbët, asnjë fotografi se i ka vrarë Italia shqiptarët gjatë pushtimit të Shqipërisë, por profesori me mentalitet komunist shkon dhe i tremb fëmijët me një fotografi që nuk dihet a është e saktë.
Edhe psikologu në video tha se kjo është e tmerrshme që fëmijët ta shohin për çdo ditë në shkollë.
Prindërit duhet të reagojnë që mos të lejojnë që fëmijëve të tyre tu propagandohet në mënyrë të dhunshme dhe normalisht kërkim përgjegjësie për këtë veprim./ kohaislame