‘Përbindëshi’ në mes të Tiranës, qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Bashkë protestë kundër ndërtimit të kullës 60 kate

Edhe këtë pasdite, qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Bashkë kanë  protestuar kundër ndërtimit të kullës 60 kate në territorin e një lulishteje pas TKOB.

Ata akuzojnë qeverinë, bashkinë dhe opozitën për përfshirjen në këtë projekt që i merr kryeqytetit një tjetër hapësirë të gjelbër dukle ndërtuar në mes të Tiranës një tjetër ‘përbindësh’.

Leja e ndërtimit për këtë projekt qindra milionë euro është miratuar në mars të këtij viti, por vetëm në “përgjumjen” e gushtit kur njerëzit janë kryesisht me pushime dhe vëmendja publike është e ulur, u vendos që të nisnin punimet për këtë objekt tjetër që i merr frymën qendrës së Tiranës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne