Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës/ Propozimi i Valterit: Të rikthehet dënimi me vdekje, pedofilët të varen në mes të qytetit! Ruçi: Nuk e zgjidh kjo

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka propozuar rikthimin me vdekje për pedofilët. Në fjalën e tij në Kuvend, ai u kërkoi deputetëve që ta sanksionojnë me ligj dënimin me vdekje.

“Kemi parë një nismë që është marrë nga zonjat kolege dhe është për manifestimin në orën 16:00 për fëmijërinë e vjedhur. I bëj thirrje zotit Balla, kush është pedofil të varet në mes të qytetit, ta rikthejmë dënimin me vdekje, se këta maskarenj nuk e meritojnë të jetojnë por të zhduket nga faqja e dheut”, tha Valteri.

Në përgjigje të tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se “kjo nuk është një zgjidhje”. ” Nuk e zgjidh kjo, në dijeninë time, sot në seancë do të ketë reagim nga ana e ministres së Arsimit”, tha Ruçi./shqiptarja

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne