Përdhunimi në Kavajë/ Reagimi i Lleshajt, Rudina Xhunga: Ti të kërkosh falje!

Pas mesazhit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj se neveriste kryeministrin Berisha në lidhje me publikimet dhe akuzat e tij ndaj policisë për rastin e përdhunimit të minorenes në Kavajë, ka reaguar ashpër edhe gazetarja Rudina Xhunga.

Qëndrimi i minsitrit të Brendshëm është lexuar si një mesazh arrogant prej saj dhe nuk ka duruar dot. Ajo thotë se zoti Lleshaj në vend që të replikojë me Berishën duhet të kërkojë falje që kjo ngjarje kaq e rëndë ndodh në vendin ku ai është ministër i Brendshëm.

“Zoti Lleshaj meqë po shkruan në Facebook se të ngacmoi Berisha. Po që të vijë turp ty dhe çdo burri tjetër që vazhdoni me arrogancë të flasë kundër një burri tjetër dhe të mos thotë më falni që kjo ngjarje ndodh në vendin ku unë jam ministër rendi. Thoni njëherë më falni që përdhunohet një vajzë! Thoni njëherë më falni, mjaft duke sulmuar njëri-tjetrin”,- tha Xhunga.

https://youtu.be/THaniSkBVIw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne