Shkarkohet pas 5 muajsh në detyrë drejtori i Burgjeve, Stefan Çipa

Sërish ndryshime në drejtimin e Burgjeve. Është shkarkuar nga detyra, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa. Ai qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi Arben Çukon, i cili u arrestua më pas në kuadër të operacionit “Vol-vo4”. Nuk dihet ende se kush do jetë pasuesi i tij.

Kujtojmë se disa drejtues janë ndërruar që nga 2013 tek Burgjet, duke nisur me Artur Zoton, Arjan Hoxhën, Arben Çukon deri sot me Stefan Çipën.

Çipa vinte nga detyra e zv/ministrit të Brendshëm. Në zgjedhjet e vitit 1997, Çipa u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë për herë të parë, e më pas edhe në 2 legjislatura të tjera. Gjatë legjislaturës 1997–2002, ka mbajtur funk¬sionin e zv/kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

Në muajin shkurt 2002, emërohet Ministër i Rendit Publik, detyrë që e ushtroi deri në muajin gusht 2002. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, z. Çipa u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Sarandës, për një mandat 4-vjeçar.

Në datë 13 Janar 2016, u emërua nga Këshilli i Ministrave, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne