Bota

‘Perëndia po punon’: Si po e formëson politikën e jashtme të SHBA-së besimi fetar i diplomatëve të lartë amerikanë

Duke përdorur versionin e vet të krishterimit në funksion të politikës së jashtme të SHBA-së, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka ngritur frikën në Kapitol Hill përsa i përket ndikimit të besimeve ungjillore në administrimin e superfuqisë bërthamore.

“Unë jam i bindur se këtu po punon Perëndia”, tha Pompeo lidhur me judaizmin gjatë një interviste në fillim të marsit për rrjetin e krishterë Christian Broadcasting Network. Sipas një raporti të The New York Times në qeverinë amerikane ndikimi i ungjillorëve është parë në rritje.

Pompeo me besimet e tij fetare, të ngjashme me ato të zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence dhe ish-presidentit Xhorxh HW Bush, është i bindur në përdorimin e besimit të krishterë për të justifikuar lëvizjet e politikës së jashtme, dhe shpesh brenda të njëjtit drejtim. Kjo tregon se shkalla e qasjes ungjillore në diplomacinë amerikane mund të çojë në luftë me popujt e tjerë, popullatat e të cilëve i përmbahen besimeve të ndryshme.

Ndërkohë që bosi i Pompeos, Presidenti Donald Trump konsiderohet një figurë publike laike, të krishterët e bardhë ungjillorë përbëjnë një segment të mirë dhe të zëshëm në bazën e elektoratit të liderit amerikan, ndërsa diplomati i lartë amerikan nuk i druhet transmetimit të versionit të tij të besimit.

Besimet ungjillore e përfshijnë Izraelin si një shenjë paralajmëruese e të ashtuquajturve kohët e fundit, kur Perëndia i krishterë ‘kthehet’ në tokë për të gjykuar njerëzimin. Ungjillorët e krishterë në shumë raste manifestojnë idenë e një apokalipsi të afërt, që do të thotë se ata që ndjekin parimet e tyre do të shkojnë në parajse me ta.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për këto beteja”, ka thënë Pompeo gjatë një tubimi fetar në vitin 2015. Kjo do jetë kryesisht një “luftë e pafund” por që do të përfundojë me “ngazëllim”, citohet nga Nytimes.com.

Kohët e fundit, Pompeo – një ish drejtor i CIA-s – deklaroi se Bibla e krishterë më “informon për gjithçka që bëj”, citohet nga The New York Times Magazine.

Gjatë një fjalimi të muajit janar të transmetuar gjerësisht në Kajro, Egjipt, Pompeo theksoi hapur rëndësinë e besimit të tij fetar duke thënë: “Në zyrën time, unë mbaj në tavolinë një Bibël të hapur për të më kujtuar Perëndinë, fjalën e tij dhe të vërtetën,” citohet nga State.gov.

Ish djali eksplorues Pompeo, ka përdorur pozicionin e tij për të mbështetur dhe afruar mediat e lidhura me besimin e tij dhe ka mbajtur larg gazetarët e mediave kryesore, veçanërisht në 19 mars kur ishte gati për tu nisur në Liban, Kuvajt dhe Izrael. Sipas CNN, Departamenti i Shtetit ka refuzur të publikojë emrat e mediave dhe gazetarëve që u lejuan të marrin pjesë apo të nxjerrë ndonjë dokument lidhur me përmbajtjen e takimit me këta gazetarë.

Pompeo dhe zëvendëspresidenti Pence në vitin 2018 kryesuan një fushatë të mirëfilltë politike dhe diplomatike për të bindur Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan që një prift ungjillor amerikan i quajtur Andrew Brunson, të lejohej që të kthehej në SHBA.

Brunson u arrestua në vitin 2016 dhe u akuzua si spiun amerikan dhe për mbështetje ndaj Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit(PKK). Ndër akuzat e tjera ai u akuzua edhe për komplot në rrëzimin e qeverinë turke duke ndihmuar në planifikimin e grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016.

Sipas Vox.com, është dokumentuar se diplomati i lartë Pompeo ka lidhje edhe me grupe urrejtje-nxitës, të cilët kanë një axhendë të ashpër anti-muslimane, përfshirë edhe lidhje me analistë të ekstremit të djathtë si Brigitte Gabriel dhe teoricieni i konspiracioneve Frank Gaffney./sputnik/Gazeta Impakt

OPINIONE