Aleksi Pushkov, anëtari i komitetit për çështje të mbrojtjes dhe të sigurisë në Këshillin Federal të Rusisë, në lidhje me fillimin e sulmeve raketore të Amerikës kundër Sirisë, kujtoi se nëse Donald Trump, presidenti i Amerikës, me të vërtetë fillon veprime ushtarake kundër Sirisë, ai do të konsiderohet si presidentët e tjerë të Amerikës të cilët kanë kryer agresion ushtarak në rajonin e Lindjes së Mesme.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se ky përfaqësues i Dumas së Rusisë në faqen e tij në Twitter ka shkruar: “Në shekullin e 21-të secili president i Amerikës ka filluar një ose dy luftëra në rajonin e Lindje së Mesme dhe nëse Trum me të vërtetë fillon agresionin ushtarak në Siri, ai nuk do të ketë kurrfarë dallimi nga Xhorxh Bush dhe Barak Obama dhe ai do të futët në grupin e tyre”.
Ndërkohë Konstantin Kasachov, kryetari për çështje ndërkombëtare në Këshillin e Federatës së Rusisë, gjithashtu ka shkruar: “Ashtu siç është vërejtur edhe në lidhje me Korenë Veriore, përsëri autoritetet amerikane po flasin për veprim të njëanshëm kundër Sirisë dhe kjo çështje është shumë shqetësuese, për arsye se në lidhje me zgjidhjen e krizës në Siri aktualisht është shumë me rëndësi që Bashkësia Ndërkombëtare të ecën drejt bashkëpunimit multilateral dhe të shmanget nga veprimet e njëanshme”. Sipas këtij përfaqësuesi të Dumas së Rusisë, “sulmi kimik në Siri u bë pretekst i sulmit raketor të Amerikës dhe siç duket një prej qëllimeve kryesore të bashkëpunimit ndërkombëtare për zgjidhjen e problemeve, përsëri u vendos nën pikëpyetje dhe në vend të tij autoritetet e Uashingtonit, presin nga Rusia dhe Irani që të heqin dorë nga bashkëpunimi i tyre me Damaskun”.
Konstantin Kasachov theksoi se operacionet ushtarake të Amerikës kundër Sirisë është një tjetër arsye që tregon se përdorimi i armëve kimike nuk ka qenë në interes të ushtrisë së Sirisë dhe me siguri se autoritetet e Damaskut nuk kanë dëshiruar krijimin e një situate të tillë. Ky funksionar i lartë i Dumas së Rusisë kujtoi gjithashtu se qeveria e Donald Trump me veprimin ushtarak kundër Sirisë në realitet po ecën fërkemeve të liderëve të mëparshëm të Amerikës që logjika e tyre ishte vetëm “opsioni ushtarak” për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare. Deklarata e funksionarëve amerikanë të cilët thotë se synojnë të ndëshkojnë fajtorët për përdorimin e armëve kimike në Siri, pa u bërë e qartë fare se kush ishin fajtorët, konsiderohet një veprim tepër shqetësues. Sipas kanalit televiziv NBC të Amerikës, forcat ajrore amerikan kanë lëshuar 59 raketa Cruise të llojit “Tomahawkk” nga luftanijet në detin Mesdhe në drejtim të bazës ajrore të ushtrisë siriane në provincën Homs. Ndërkohë që burimet informative të shtunën kanë bërë të ditur se vetëm 26 raketa të tilla kanë goditur këtë bazë ushtarake, çfarë ndodhi me të tjerat?!/ PT