Përfaqësuesi i Kongresit të Amerikës: Sulmet terroriste në Teheran janë në interes të Amerikës

Përfaqësuesi i shtetit të Kalifornisë në Kongresin e Amerikës ka përkrahur sulmet terroriste në Teheran.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Dana Rohrabacher në takimin e ditës së enjte në komitetin për çështje të jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës, tha se sulmet terroriste të së mërkurës në Teheran të kryera nga ISIS, janë për tu gëzuar dhe në interes të Amerikës. Vlen të theksohet se të mërkurën më 7 qershor 2017, në mauzoleun e Imam Khomejnit (ra) dhe në godinën e Parlamentit Islamik të Iranit, u kryen sulme terroriste, por në fund përfunduan me ndërhyrjen e forcave të sigurisë dhe me vrasjen e terroristëve. Gjatë këtyre sulmeve u vranë 17 qytetarë iranianë dhe u plagosen 52 të tjerë. Përkrahja e këtij përfaqësuesi të Kongresit të Amerikës ndaj sulmeve terroriste të ISIS është deklaruar në kohën kur shumë liderë dhe funksionarë të lartë të vendeve të botës dhe shumë organizata ndërkombëtare kanë dënuar ashpër këto sulme terroriste./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne