Bota

Përfaqësuesit talebane dhe të qeverisë së Kabulit u takuan për herë të parë në Moskë

Për t’i dhënë fund luftës 17 vjecare në Afganistan, në Konferencën e Paqës të mbajtur në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, u takuan për herë të parë përfaqësuesit e qeverisë talebane së bashku me përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Paqes të qeverisë afgane.

Në Konferencën e Paqes të zhvilluar në Rusi në mes të qeverisë afgane dhe talebanëve, morën pjesë përfaqësuesi i zyrës politike të talebanëve në Katar, Shir Muhammed Abbas Stanikzay, zëvendës kryetari i Këshillit të Lartë të Paqes Din Mohammad Aziz, si dhe përfaqësues të vendeve të rajonit të ftuar si mbikqyrës në konferencës.

MINISTRIA E JASHTME RUSE: PJESËMARRËSIT RANË DAKORD PËR TË VAZHDUAR ME TAKIMET

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, pas përfundimit të takimeve për formatin e bisedimeve të paqes, gjatë takimit të bërë për të nisur bisedime të drejtpërdrejta midis partive afgane për të stabilizuar situatën në Afganistan, pjesëmarrësit thanë se kanë rënë dakord të vazhdojnë negociatat brenda kuadrit të mekanizmit aktual.

PËRFAQËSUESI AFGAN: TAKIMET U ZHVILLUAN MIQËSISHT

Në fund të raundit të dytë të bisedimeve, palët nuk arritën t’i japin fund mosmarrëveshjeve të tyre mbi kushtet e ndërmjetësimit. Dim Mohammad Azizullah, kreu i delegacionit të qeverisë afgane, tha se ata u takuan me përfaqësuesit talebanë në një darkë pune dhe se takimi ishte miqësor.

PËRFAQËSUESI TALEBAN: PA U ZGJEDHUR PROBLEMI ME SHBA-NË, NUK KA BISEDIME TË DREJTPËRDREJTA ME KABULIN

Kreu i delegacionit taleban, Sher Mohammad Abbas Stanikzay u shpreh se ata nuk e shohin qeverinë e tanishme në Kabul si të ligjshme. Ai u shpreh se: “Kjo qeveri nuk përfaqëson popullin afgan. Ne refuzojmë të hyjmë në bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në, para se problemi me ta të zgjidhet.”

Në deklaratat e tij për mediat ruse, Stanikzay u shpreh kështu: “Vendi ynë Afganistani është në pushtim për 17 vjet. Objektivi dhe synimi ynë kryesor është që këto forca të huaja të largohen nga Afganistani. Ne kemi luftuar për 17 vjet me këtë qëllim. Ju e dini, në Afganistan ka ende luftë dhe njerëz të pafajshëm vriten çdo ditë. Kundër popullit afgan po përdorën armë të avancuara, duke përfshirë edhe armë kimike. Objektivi ynë kryesor është t’i japim fund pushtimit të forcave të huaja në Afganistan.”

‘NE JEMI TË GATSHËM PËR TAKIME PËR TËRHEQJEN E USHTARËVE AMERIKAN’

Nga ana tjetër, një tjetër përfaqësues taleban, Haxhi Muhammed Suheyl Shahin, u shpreh kështu: “Qëndrimi ynë për këtë çështje është i qartë. Ashtu si qytetarët e vendeve të tjera, edhe ne kemi të drejtë të jetojmë në një vend të pavarur. Ne nuk kemi ndonjë axhendë të tillë si të kryejmë ndonjë sabotim apo të ndërhyjmë në vende të tjera. Ne vetëm duam të lirojmë dhe të ndërtojmë vendin tonë. Kjo është axhenda jonë dhe për këtë arsye duam të flasim me amerikanët. Ne duam që trupat amerikane të tërhiqen nga Afganistani. Nëse ka ndonjë shqetësim sigurie në lidhje me Afganistanin, ne jemi të gatshëm për t’i diskutuar ato. Nëse në të ardhmen do të bëhet ndonjë negociat për paqen, stabilitetin dhe tërheqjen e fuqive të huaja nga Afganistani, ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në këto negociata. Sepse ne duam paqe në vendin tonë. Ne duam t’i japim fund fazës së luftës dhe ta kthejmë këtë në zhvillimin e vendit tonë ashtu si në vendet e tjera.”

‘NJË FAQE E RE NË HISTORINË E AFGANISTANIT’

Bisedimet e zhvilluara në Moskë ishin planifikuar të mbahen me 4 shtator. Por me kërkesën e qeverisë së Kabulit, bisedimet u shtynë në një datë të mëvonshme.

Duke theksuar se një delegacion i talebanëve ishte i pari që mori pjesë në një takim ndërkombëtar të nivelit të lartë, Rusia i quan bisedimet e Moskës si një mundësi për të hapur një ‘faqe të re’ në historinë e Afganistanit.

Burimi : Sputnik News / ML

OPINIONE