Policia italiane ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 34 vjeçar shqiptar pasi zhvaste një tregtar italian duke e kërcënuar në zonën e Chieti.
Ndërsa shoku i tij 23 vjeçar po ndiqet penalisht për të njëjtën vepër.
Hetimi filloi pas një denoncimi të viktimës, ndaj të cilit për një periudhë prej 3 muajsh, i ishte nënshtruar zhvatjes së shqiptarëve, duke dorëzuar në disa raste shumta në 5 500 euro.
Frikësimet e vazhdueshme ndaj tregtarit u bënë gjithnjë e më serioze, derisa arriti kulmin me dërgimin e një mesazhi që përmbante eshtra të një kafshe, shoqëruar me kërcënime të drejtpërdrejta me vdekje, nëse nuk paguante paratë.
Shqiptari, i cili ka një histori të mëparshme për përfshirje në trafikun e drogës dhe krimet kundër personit, aktualisht i ishte nënshtruar shërbimit të provës, ndërsa është denoncuar gjithashtu edhe për rezistencë dhe lëndime ndaj një zyrtari publik.
Shqiptari e kishte takuar tregtarin italian rastësish në një biznes në fund të korrikut, më pas nisi zhvatjen përmes kërcënimeve.