Bota

SHBA do të detyrohet të largohet nga rajoni

Shefi Ushtarak Konsulent i Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, gjeneralmajor Seyyid Yahya Safevi u shpreh se Shtetet e Bashkuara do të mposhten përfundimisht nga rezistenca e Umetit Islamik dhe do të detyrohen të largohen nga rajoni.

Në fjalimin e tij të mbajtur në kongresin për 3 mijë dëshmorët në Kazvin, komandant Safevi u shpreh se prania e SHBA-së dhe Perëndimit në rajon është konsideruar si tradhëti ndaj popujve të rajonit, sidomos ndaj kombit palestinez dhe theksoi se mbështetësit e Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit do të mposhten përfundimisht.

Komandant Safevi vuri në dukje se sanksionet e SHBA-së ndaj Republikës Islamike të Iranit zbatohen me urdhër të zyrtarëve të regjimit sionist dhe shtoi se armiqtë e Islamit duhet ta dinë se do të do të dënohen me mposhtje, sipas premtimit hyjnor.

Burimi : Rast Haber/ ML

OPINIONE