Përfshihet nga flakët hoteli në Sarandë, dyshimet e para

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një hotel në qytetin e Sarandës.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për hotelin ‘Epirus’, i cili ndodhet  në lagjen nr. 4 të qytetit.

Zjarri ka rënë në papafingon e hotelit në katin e gjashtë të hotelit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=vTGhmB2oGVs]

Nuk raportohet për të lënduar pasi pronarët dhe punonjësit kanë dalë menjëherë nga banesa, por vetëm dëme te konsiderueshme materiale.

Sipas policisë, shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike. Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës për neutralizimin e flakëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne