Rajoni

Ikin nga tortura e policisë greke, refugjatët strehohen në fshatin turk (Foto)

Një grup refugjatësh me origjinë palestineze dhe jemenase kishin kaluar ilegalisht kufirin turko-grek të cilët më pas janë ndalur nga policia greke dhe janë dërguar përsëri në Turqi.

Refugjatët janë gjetur në afërsi të lumit Merhih nga fshatarët turk të fshatit “Kiremitçi Salih”. Ata më pas janë vendosur në një lokal në këtë fshat të cilëve iu është aplikuar ndihma e parë dhe iu është dhënë ushqim.

Refugjatet të cilët ishin pa rroba theksuan se janë torturuar nga polica greke të kufirit.

“Unë nuk e kam pritur që të trajtohesha në Evropë si një i burgosur”, thotë Mahri, 41-vjeçari i cili ka mbërritur në Greqi më 11 nëntor. “Unë ia mbatha nga lufta në Jemen, jam torturuar në burgjet, me vendosjen në Evropë mendova se do të isha më i mbrojtur, por që më kalimin e kufirit turko-grek, u ndala nga policet greke te cilët na keqtrajtuan dhe na rrahën. Kam kërkuar azil, por një kërkesë e tillë më është mohuar, ata na mbajtën disa dite ne kampe ku na rrahën dhe me pas na dëbuan, ka dy dite qe nuk kam ngrënë asgjë.”

Pas trajtimit ata janë dorëzuar xhandarmerisë turke.

Një nga grupet kryesor të drejtave të njeriut në Turqi ka akuzuar  policinë greke për përdorimin e taktikave të dhunshme e torturuese, që madje kanë lënë gjurmë gishtash tek emigrantët.

Ndryshe, në Lesbos të Greqisë, kampi “Morina” është i mbipopulluar. Kushtet e jetesës në të janë të vështira. Refugjatët kanë pasur vështirësi të mëdha për ngrohje. Si pasojë tre persona kanë humbur jetën nga i ftohti në këtë kamp.

Numri i personave me probleme psikologjike në rritje

Sipas Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (HCR) që prej vitit 2012 në këtë kamp kanë ardhur refugjatë dhe emigrantë me kushte shumë të vështira, persona të moshës së tretë, persona në depresion dhe me probleme të shumta psikologjike. Normalisht depresioni është një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje tek këta individë, të cilët të traumatizuar lënë vendin e tyre dhe në Evropë gjejnë gjithashtu kushte të vështira jetese.

OPINIONE