Përfundon takimi dypalësh i presidentëve të Iranit dhe Turqisë

Takimi dypalësh mes Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë, përfundoi sot në Teheran.

Presidenti i Turqisë sot (të mërkurën) së bashku me një delegacion të lartë, arriti në Teheran për tu takuar dhe biseduar me funksionarët e Republikës Islamike të Iranit. Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se pas përfundimit të bisedimeve mes Ruhani dhe Erdogan, ka filluar takimi i Këshillit të Lartë për Bashkëpunime Strategjike mes të dy vendeve. Në këtë takim kur përveç presidentëve të Iranit dhe Turqisë, marrin pjesë edhe ministrat dhe funksionarët e lartë politikë, ekonomik dhe të sigurisë nga të dy vendet, do të bisedohet në lidhje me sfidat rajonale dhe planet dhe veprimet e Amerikës dhe regjimit sionist për ndarjen territoriale të vendeve të rajonit, sidomos në Irak dhe Siri, si dhe do të shqyrtohen rrugët për tu përballur me plane të tilla. Kjo është takimi i katërt i Këshillit të Lartë për Bashkëpunime Strategjike mes të dy vendeve që zhvillohet me praninë e presidentëve të Iranit dhe Turqisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne