Përfundon takimi i Bashës me aleatët në selinë blu

Ka përfunduar takimi i Lulzim Bashës me aleatët e Partisë Demokratike. Aleatët kanë lënë selinë blu por ende nuk dihet se për çfarë është rënë dakort.

Kreu i opozitës Lulzim Basha mblodhi sërish aleatët parlamentarë në një mbledhje në selinë e Partisë Demokratike.

Takimi nisi në orën 21:00 mendohet se është diskutuar mbi zgjidhjen e ngërçit politik dhe pjesëmarrjen në zgjedhje.

Ky ishte  takimi i tretë i Bashës me krerët e partive aleate brenda të njëjtës ditë.

Takimi i parë zgjati rreth 50 minuta, teksa afati i përcaktuar nga zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit po skadon.

Në takimin një ditë më parë, zyrtari amerikan Brian Hoyt Yee, i la vetëm 24 orë afat kryetarit të PD-së për të vendosur përfundimisht mbi paketën e bazuar në propozimet e McAllister. Ndërkaq ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Basha lidhur me këtë propozim të Yee.

Afati prej 24 orësh që Yee iu kishte lënë forcave politike është drejt skadimit dhe tashmë është vetëm çështje orësh për zyrtarizimin e vendimit final.

Kujtojmë se paketa ‘’McAllister’’ parashikon që opozita të marrë drejtimin e 4 ministrive, po ashtu të ketë dhe një monitorim më nga afër të procesit zgjedhor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne