Përgjakja e Palestinës/ Prostestë në Tiranë kundër genocidit izraelit

Të premten, më 30 maj, në orën 17:30, në Sheshin Skënderbej do të mbahet një protestë kundër pushtimit izraelit në Palestinë. Policia e Shtetit ka dhënë lejën për tubimin në qendër të kryeqytetit pas kërkesës së bërë nga 5 shoqata. Pas protestës do të ketë një marshim me nisje nga sheshi Skënderbej dhe deri te ish-stacioni i trenit dhe më paa kthim.

Kjo është e disata protestë në mbështetje të Palestinës duke kundërshtuar vrasjet që po ndodhin në Gaza. Ky tubim dhe marshim është një thirrje e zemrës, një ftesë për të gjithë ata që besojnë se familja është themeli i shoqërisë dhe se jeta është dhurata më e madhe që kemi marrë. Ejani me fëmijët tuaj, me miqtë dhe të dashurit, dhe bëhuni pjesë e këtij momenti të mbushur me vlera, emocion dhe bashkim shpirtëror. Sepse vetëm së bashku mund të ruajmë atë që ka vërtet kuptim.

TUBIM DHE MARSHIM NË MBROJTJE TË FAMILJES DHE JETËS
Të premten, më 30 Maj, në orën 17:30, në Sheshin Skënderbej, do të organizohet një tubim dhe marshim në mbrojtje të familjes dhe jetës.
Ky aktivitet i dedikohet vlerave të familjes . Ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë, së bashku me fëmijët e tyre, të cilët janë pasqyra më e pastër e familjes dhe jetës.
Organizatorët e aktivitetit janë:
1. Mexhlis
2. TUMED
3. Thirrja në Mirësi
4. Qendra për Kulturën Islame Evropiane
5. Ensar
6. Unioni shqiptar i teologeve
7. Qendra “Lumturo dhimbjen”
Njoftojmë se për këtë tubim janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme ligjore.
Bëhuni pjesë e këtij momenti të rëndësishëm për të afirmuar dhe mbrojtur vlerat e familjes dhe jetës./gazetaimpakt

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne