Përgjegjësi i qendrës sociale në Elbasan denoncon largimin e 3 të miturve, Policia nis kërkimet

Dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar dyshohet se janë larguar nga ambientet e një qendre sociale në Elbasan. Sipas policisë, ka qenë përgjegjësi i qendrës sociale i cili ka kallëzuar largimin e të miturve.

Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka nisur kërkimet për gjetjen e të miturve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.09.2024,  ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Bw 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne