Përgjigje ndaj komenteve dhe vlerësimeve të kolegut Qerim Lita

Nga: Salim Kadri Kerimi, historian – diplomat në pension

Para ca ditëve, rastësisht, e “zbulova” fejtonin të kolegut tim të
nderuar m-r Qerim Lita, nga Shkupi, i publikuarë në
“Koha.com” dhe në “Kumtesa.com”, ku bëhet fjalë për “dyndjen
e shqiptarëve drejt Turqisë”, mes viteve 1953-1959. Në fillim të
këtij fejtoni z.Q.Lita, pas përsëritjes të tezës të tij të mirënjohur
dhe të pa bazuarë në fakte konkrete, se gjoja, “pjesa dërmuese e
popullsisë myslimane e cila gjatë asaj kohe u shpërngul
dhunshëm nga vatrat e tyre për në Turqi ishin shqiptarë”, dhe se një gjë e tillë “qenka
pranuar botërisht edhe nga një pjesë e historianëve maqedonas, në përjashtim të disave…”,
pa pikën e turpit mua më ka radhitur në grupin e autorëve, të cilët gjoja, “… edhe më tej
përpiqen që këtë (shpërnguljen në fjalë – s.k.) ta emërtojnë si një aksion vullnetar e human”,
siç është vepruar nga ana e udhëheqjes të atëhershme jugosllave, përkatësisht maqedonase.
Sipas kolegut Q.Lita unë, po ashtu, “përmes një shkrimi pa mbështetje faktografike, i botuar
në disa gjuhë…”, paskam bërë “përpjekje ta mohoj faktin se 80% e popullsisë myslimane e
cila asaj kohe qe shpërngulur për Turqi ishte shqiptare…”.
Para se të kalojë në sqarimin e çështjes kyçe të fejtonit në fjalë, Q.Lita ka theksuarë se
nuk paska dashur “të futet në polemikë me (mua) S. Kerimin dhe me të tjerët që mendojnë
ngjashëm sikurse ai”, dhe e paska parë të arsyeshme që përmes fejtonit në fjalë, i cili u
mbështetka “në mënyrë ekskluzive në burimet relevante arkivore në Arkivin e Jugosllavisë në
Beograd dhe Arkivin e Maqedonisë Veriore në Shkup”, edhe një herë ta nxjerrë në pah të
vërtetën “e atij procesi famëkeq”, i cili qenaka “iniciuar … nga dyshi i famshëm komunist
maqedonas – Kolishevski – Cërvenkovski të përkrahur nga J. B. Tito dhe A. Rankoviqi”.
Edhepse Q.Lita pretendon se është njohës i mirë i çështjes në fjalë, vetëm në këto dy-
tre fjali të sipër cituara, sipas mendimit tim, ka bërë një mori konstatime dhe konkludime të
gabuara. Edhe unë, po ashtu si kolegu Q.Lita, nuk kam ndërmend të polemizoj me të si
person, mirpo për hir të së vërtetës dhe obligimit tim profesional, në vazhdim, edhe një herë,
do të polemizoj me disa vlerësime të tij të pa baza/ jo të vërteta. Para se ta bëj këtë, e shikoj të
arsyeshme kolegun tim Lita ta korigjoj për këto disa shtrembërime dhe gabime:
a) Teza e ime rreth karakterit të shpërnguljes të popullatës turke, shqiptare, torbeshe
dhe boshnjake, nga RP e Maqedonisë në Turqi, pas Luftës të dytë botërore, pothuajse është e
njëjtë si ajo e Q.Litës, me një përjashtim të vogël, në lidhje me vlerësimin e tij se shpërngulja
në fjalë paska qenë e “dhunshme”. Është më se e vërtetë se struktura të veçanta të pushtetit
jugosllav/ maqedonas, përfshirë edhe pushtetarë të rëndësishëm të asaj kohe, me akte dhe
metoda të ndryshme, ishin përfshirë në krijimin e atmosferës “përkatëse” për shpërnguljen e
popullatës muslimane, mirpo duke e bërë këtë ata askënd nga të shpërngulurit nuk e kanë
detyruarë me dhunë të shpërngulet në Turqi. Prandaj shpërnguljen në fjalë nuk mund ta
quajmë si “të dhunshme”, siç e quan Q.Lita. Unë me autorët e nderuar shqiptarë, përfshirë

edehe me kolegun Lita, nuk pajtohem vetëm rreth vlerësimeve të tyre të njëanshme në lidhje
me turqit e Maqedonisë Veriore (numri, vendodhja, shpërngulja e tyre, politikat të gabuara të
pushtetarëve jugosllav/ maqedonas të asaj kohe ndaj elementit turk, presionet e qarqeve
nacionaliste shqiptare ndaj tyre, posaçërisht në pjesën Perëndimore dhe Jug-Perëndimore të
Maqedonisë për deklarimin e tyre si shqiptarë, sidomos karakteristike për periudhën mes
viteve 1941 dhe 1950, e tj.), e jo rreth karakterit dhe shkaqeve të vërteta për shpërnguljen e
popullatës në fjalë të Jugoslavisë/ Maqedonisë, në Turqi. Qasjen time rreth karakterit të
shpërnguljes, në periudhën e lartpërmendur, Q.Lita dhe kush do tjetër, mund ta “zbulojnë” jo
në një shkrimin tim, siç thotë ai, por në më se 20 artikujt e mia (në turqisht, shqip,
maqedonisht, anglisht dhe serbisht), që vitet e fundit i kam publikuarë në dy portalet e mia
(salimsblog.wordpress.com dhe Salim Kerimi-Linkedin), në revistën “Гласник” të IIN
(ИНИ), nga Shkupi, në portalin “Gazeta Impakt”, nga Tirana, dhe në gazetat “Yeni Balkan”
dhe “Утринси весник”, nga Shkupi;
b) Konkludimin e Q.Litës se, “pjesa dërmuese e popullsisë myslimane e cila gjatë
asaj kohe u shpërngul dhunshëm nga vatrat e tyre për në Turqi ishin shqiptarë”, gjoja qenka
“pranuar botërisht edhe nga një pjesë e historianëve maqedonas,…”, mendoj se nuk është i
vërtetë, për vet faktin se asnjë nga autorët maqedonas (A.Svetieva, V.Açkovska, B.Ilievski,
G.Todorovski, T.Çepreganov, I.Stefoska, Viktor Gaber, Jove Dimitrija Talevski, Riste
Temjanovski, tj.), punimet e të cilëve i kam lexuar, nuk kanë konstatuar një gjë të tillë.
Kolegut Lita di ti jem mirënjohës në se na njofton për emrin të ndonji historijani maqedonas
që paska menduarë si ai;
c) Në asnjë nga punimet e mia të publikuara gjer më tani, përfshirë edhe në studimin
kërkimor-shkencor, në këtë temë, ende të pa publikuarë, nuk kam konkluduar se bëhej fjalë
vetëm për shpërnguljen e turqve, siç ka shpifur Q.Lita;
ç) Pohimi i tij se, “përmes një shkrimi pa mbështetje faktografike, botuar në disa
gjuhë…”, paskam bërë “përpjekje ta mohoj faktin se 80% e popullsisë myslimane e cila asaj
kohe qe shpërngulur për Turqi ishte shqiptare ndërsa pjesa tjetër prej rreth 20% ishte turke-
juruke, pomake dhe boshnjake”, është më se apsurd. Me çështjen në fjalë, në mënyrë shumë
intenzive, jam marë plot pesë vjet. Përveç dukementave që Q.Lita u është referuarë në
fejtonin e tij, të cilët ndodhen në fondet e ndryshme të Arkivit shtetror të Maqedonisë
Veriore, unë holësisht i kam studijuar dhe përdorur pjesën dërmuese të dokumentave në
lidhje me çështjen në fjalë, që ruahen në Arkivin e Akademisë të shkencave dhe arteve të
Maqedonisë Veriore (MANU), në Arkivin Jugosllav, në arkivet diplomatike pranë MPJ të
Republikës të Serbisë dhe MEPJ të Republikës së Shqipërisë, në një pjesë të arkivave të
Republikës të Turqisë, dhe një mori të literaturës relevante të autorëve të ndryshëm (turk,
shqiptar, boshnjak, kroat, serb, maqedonas, bulgar, amerikan, gjerman, françez, anglez, rus, e
tj.). Vlerësimin që Q.Lita e ka bërë për shkrimin tim (edhe pse nuk ka theksuar për cilin
shkrim e ka fjalën), më duket se është i vlefshëm për punimet e tij, në të cilat ai kryesisht i
referohet vetëm dokumentave të Arkivit shteror të Maqedonisë Veriore dhe literaturës
relevante kryesisht të autorëve shqiptarë;
d) Proçesin e shpërnguljes të popullatës muslimane të Jugosllavisë/ Maqedonisë në
Turqi, në vitet 50 dhe 60 të shekullit të kaluar, sipas mendimit tim, nuk e ka “inicuar … dyshi
i famshëm komunist maqedonas – Kolishevski – Cërvenkovski, të përkrahur nga J. B. Tito dhe
A. Rankoviqi”, siç konkludon Q.Lita. L.Kolishevski dhe K.Crvenkovski ishin egzekutorët/

realizatorët vetëm të një akti të proektit të “perëndimorëve përparimtarë” për pastrimin e
Evropës nga popullata muslimane, i cili ka filluarë të realizohet në Gadishullin Pirinej, nga
fundin e shekullit të 15 dhe që vazhdon sot e kësaj dite;
dh) Meqenëse tekstin e të ashtuquajturës “Marrëveshja Xhentlemene” nuk ka patur
rast ta shikojë asnjë studijues i çështjes në fjalë, mua më duket i çuditshëm konkludimi i
Q.Litës se sipas saj gjoja, “qenka parashikuarë brenda harkut kohor 1953-1959 nga Kosova,
Maqedonia, Sanxhaku, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi të shpërnguleshin 400.000 banorë të
përkatësisë fetare islame (pjesa më e madhe e tyre shqiptarë ndërsa një pjesë më e vogël turq
juruk, pomak dhe boshnjak)”. Me sa duket, kolegu Lita i ka përzjerë “Marrëveshjen
Xhentlemene” me “Konventën Jugoslavo-Turke”, të vitit 1938. Unë kisha rastin, në Arkivin
diplomatik pranë MPJ të Serbisë, ta lexoj/ studijoj dokumentin (ДА МСП РС; ПА; 1955;
ф.68; сиг.47264.), në të cilin në mënyre deçizive vërtetohet egzistenca e “Marrëveshjes
Xhentlemene”, mirpo, me sa e din unë, askush prej studijuesve nuk ka patur rastin ta shikojë/
studijojë dhe publikojë tekstin e saj. Unë, në Beograd, po ashtu, kisha rastin ta lexoj/ studijoj
tekstin e Platformës (ДА МСП РС; ПА; 1953 ф. 96; пов.бр. 91737) për pregaditjen e
“Marëveshjes mes Sekretarijatit Shtetror për punët e jashtme të RFP të Jugosllavisë dhe
Ambasadës të Republikës të Turqisë, për shpërnguljen e turqve”, e cila, ka të ngjarë të ketë
qenë e nënshkruarë në prill të vitit 1953, mirpo edhe teksti përfundimtar e kësaj marëveshjeje
ose nuk figuron, ose ende nuk është i hapur për studijuesit. Duke u nisur nga këto fakte, edhe
konkludimi i Q.Litës se, “…pala jugosllave shprehi gatishmërinë që nga Jugosllavia për në
Turqi të shpërnguleshin 30.000 persona…”, po ashtu nuk është i vërtetë. Në dokumentat të
Arhivit diplomatik pranë MPJ të Serbisë që unë i kam lexuarë dhe studijuarë, shpërngulja e
30.000 personve turq nga Jugoslavija në Turqi ishte një shifër e paramenduarë, me kusht në
se palët kontraktuese i përmbaheshin me përpikmëri marëveshjes në fjalë, që për fat të keq, si
rezultat i abuzimit të marëvehsjes të lartpërmendur, naga ana e palës jugosllave/ maqedonase,
në vend 30.000, nga Jugosllavija në Turqi, në periudhën pas Luftës të dytë botrore, u
shpërngulën rreth 400.000 frymë – Muslimanë të përkatsisë nacionale turke, shqiptare,
boshnjake, torbeshe, e tj., nga të cilit vetëm nga RP/RS e Maqedonisë rreth 250.000 frymë;
e) Transmetimin e pjesëve nga dokumente të ndryshme, të cilat ruahen në Arkivin
Shtetror të Maqedonisë Veriore, Q.Lita kryesisht e ka bërë në mënyrë korekte, me përjashtim
të sqarimit të regullt (në kllapa), nga ana e tij, se termi “popullata muslimane” është baraz me
popullatën shqiptare. Në këtë mënyrë Q.Lita, gadi si çdo autor tjetër shqiptar, që është marë
me këtë çështje, vazhdon/ vazhdojnë me avazin e vjetër, duke e trajtuarë pothuajse të gjithë
popullatën muslimane (shqiptare, turke, torbeshe, boshnjake, rome dhe çerkeze) vetëm si
shqiptare;
ë) Dhe fare në fund të kësaj pjese hyrse të vërejtjeve të mia deshta ta korigoj kolegun
tim Lita në lidhje me datën e antarsimit të Republika të Turqisë në NATO, që ka ndodhur më
datën 18 shkurt 1952, e jo në vitin 1951, siç ka pohuarë ai.
Në vazhdim, më lejoni ti transmetoj përgjigjet e mija edhe rreth: a) Numrit të
popullatës turke në RP të Maqedonisë, sipas të dhënave statistikore të viteve 1948 dhe 1953;
dhe, b) Përkatsia nacionale të të shpërngulurve nga RP e Maqedonisë në Turqi, në periudhën
pas Luftës të dytë botërore.
1. Rreth çështjes të parë, me këtë rast, përmbledhtas, dua ti ritheksoj këto disa fakte:

a) Në se sipas të dhënave statistikore të vitit 1921, numri i popullatës turke në teritorin
e sotëm të Maqedonisë Vriore ka qenë 118.758, kurse i shqiptarëve 110.674 banorë, si ndodhi
që në vitin 1948 numri i shqiptarëve u rit në 197.389 (+86.715), kurse i turqve u zvogëlua në
95.940 (-22.818)!?, në kushte kur nataliteti i këtyre dy komuniteteve ka qenë përafërsisht i
njëjtë, dhe se në radhët e të shpërngulurve myslimanë nga Jugosllavija në Turqi, në periudhën
mes viteve 1921 dhe 1940, përveç turqve ka patur edhe shqiptarë, boshnjakë, torbeshë, e tj.
Pse kolegu Q.Lita dhe autorët e tjerë shqiptar gjatë analizës të rezultatit rreth numrit të
shqiptarëve nga Regjistrimi i vitit 1953 si piknisje për analizë e marin rezultatin falso për
numrin e turqëve të vitit 1948 e jo të regjistrimeve të më parshëm (1921 ose 1931)?;
b) Si e paskan zbuluar, Q.Lita dhe autorët të tjerë shqiptar me të cilët unë polemizoj,
numrin e shqiptarëve në RP të Maqedonisë (p.sh. sipas z.A.Selmanani 83 mij), që në
regjistrimin e vitit 1953 u deklaruakan si turq e, sipas tyre ata në fakt qënkan shqiptarë? Vall
autorët në fjalë në këtë përfundim kanë ardhur pas ndonjë studimi në teren apo pas
regjistrimit që e kanë bërë ata vetë, ose vetëm me llogari të thjeshta matematikore, edhe atë
duke e marë si piknisje për analizë vetëm rezultatin jo real të popullatës turke të vitit 1948, pa
i marë në konsideratë numrin e tyre në vitin 1921, dhe faktorët e tjera që kanë rezultuarë me
deklarimin e një pjese të popullatës turke në shqiptarë?;
c) Manipulimi që bëhet nga disa autorë shqiptarë, se gjoja “turqizimi“ i një pjese të
vogël të shqiptarëve qenka shkaku për zvogëlimin masiv të numrit të përgjithshëm të
shqiptarëve në Regjistrimin e popullatës së Maqedonisë në vitin 1953, nuk është deri në fund
i vërtetë. Ja pse:
– që të vlerësohet vërtetsija e numrit të popullatës turke në Maqedoni në vitin 1953, së
pari duhet vlerësuar vërtetsija e rezultateve të Regjistrimit të vitit 1948. Fakte të shumta
flasin/ vërtetojnë se numri i popullatës turke në Maqedoni në vitin 1948 në vend 95.940, së
pakti është dashur të jetë reth 140-160 mij, kurse në vitin 1953 reth 180 mij;
– kjo e dhënë dhe shumë fakte të tjera të pamohueshme vërtetojnë se në periudhën
mes 1921 dhe 1940, e posaçërisht nga viti 1941 e deri më 1950, jo vetëm ndaj shqiptarëve
por posaçërisht ndaj turqve janë bërë presione të ndryshme për asimilimin dhe zhdukjen e
tërësishme të tyre nga hapsira jugosllave. Në periudhën 1941-1943 e gjithë popullata
myslimane, pra edhe ajo turke, e Maqedonisë Perëndimore dhe Jug-Perëndimore, nga ana e
administratës italo-shqiptare, është detyruar të regjistrohet si shqiptare. Në ato vite bile edhe
maqedonasit janë detyruarë të arsimohen vetëm në gjuhën shqipe. Presion i ngjashëm ndaj
turqëve është bërë deri në korik të vitit 1948, në periudhën e marëdhënjeve “vllazërore“ mes
Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Kjo tendencë ka vazhduar edhe dy vitet e ardhëshme – deri në
1951 në Kosovë minoriteti turk nuk ka qënë i pranuarë fare, kurse në pjesën Perëndimore e
diku edhe në atë Jug-Perëndimore të RP të Maqedonisë nuk ka qënë e lejuar hapja e
shkollave në gjuhën amtare edhe për pjesëtarët e popullatës turke, me pretekst se në këto
pjesë të Maqedonisë nuk paska turq;
– më se i vërtetë është fakti se një pjesë e të shpërngulurve turq që në regjistrimet e
viteve 1942 dhe 1948 ishin të detyruarë të deklarohen si shqiptarë, në Regjistrimin e vitit
1953 janë regjistruar si turq dhe si të tillë pjesa dërmuese e tyre janë shpërngulur në Turqi.
Njëkohësisht unë nuk e mohoj faktin se një pjesë e të shpërngulurve shqiptar me qëllim që të
shpërngulen në Turqi, po ashtu, u “detyruanë” të deklarohen si turq. Këto janë fakte të
verifikuara edhe me dokumenta relevante të asaj kohe;

– siç e kam theksuarë edhe në raste të tjera, deklarimi si turq i një pjese të popullatës
shqiptare, torbeshe dhe boshnjake assesi nuk mund të përdoret si alibi për tendencën e
minimizimit ose mohimit të elementit turk në disa pjesë të Maqedonisë. Ndërrim të përkatsisë
nacionale, nga ajo shqiptare në atë turke, padyshim që ka patur, por ama kjo ka ndodhur në
mënyrë vullnetare – si parakusht për emigrimin e popullatës myslimane (jo turke) në Turqi,
posaçërisht në periudhën mes 1953 dhe 1957. Gjith ashtu, deklarimi i një numri te caktuar të
shqiptarëve si turq, me qëllim të shpërnguljes në Turqi, në asnjë mënyrë nuk mundet të jetë
faktor vendimtar për ndonjë zvogëlim të përmasave të mëdha të popullatës shqiptare të
Maqedonisë dhe assesi nuk mundet të jetë arsyetim për trajtimin e popullatës turke të një
pjese të Maqedonisë, si popullatë e “turqizuar“ shqiptare. Është më se e qartë se në të
kaluarën, për shkaqe të ndryshme, një pjesë e popullit shqiptar është asimiluar në popuj të
tjerë e posaçërish në turq, por ama kjo dukuri nuk ka qenë/ nuk është veçori specifike vetëm e
shqiptarëve, por e gjith popujve pa përjashtim. Kështu p.sh., proçes “vullnetar“ i asimilimit të
një pjese të turqve në atë shqiptare në disa pjesë të Maqedonisë ndodh edhe sot, sidomos
nëpërmjet martesave të përzjera. E kundërta ka ndodhur/ ndodh në Turqi, ku pjesëtarë të
komunitetit shqiptar, torbesh, boshnjak, e tj., në të kaluarën edhe sot janë asimiluar/
asimilohen në turq.
Konkludimi i Q.Litës se, me përmirsimin e marëdhënkeve jugosllavo-turke, “… turqit
do të gëzonin më shumë të drejta dhe privilegje, ndërsa shqiptarët nëse dëshironin ta ruanin
ekzistencën e tyre të vobektë do të duhej të deklaroheshin si turq dhe të turqizoheshin…”,
mendoj se nuk është tërësisht i saktë, mes tjerash, për vet faktin se, dokumentat e asajkohe
konfirmojnë se planet dhe parashikimet e autoriteteve në fjalëm, në lidhje me popullatën
turke, ishin edhe më ogurzeza se ato ndaj shqiptarëve – parashikimet e fuksionarëve më të
lartë jugosllave ishin të atilla se, me shpërnguljen e tyre në Turqi, elementi turk në Jugosllavi
e posaçërisht në Maqedoni do të pushojë së egzistuari. Për fat të keq këto parashikime edhe u
realizuanë po thuaj se tërësisht, dhe si pasojë e kësaj, elementi turk në Maqedoninë Veriore
sot është i marginalizuarë dhe i defaktorizuarë.
Vlerësimi i kolegut Q.Lita rreth hapjes, në vitin shkollor 1951/1952, të një numri të shkollave
edhe në gjuhën turke, në disa pjesë të Maqedonisë Perëndimore dhe Jug-Perëndimore, ku
jetonte/ jeton popullatë turke, si akt “fashizoid – antishqiptar të regjimit komunist të federatës
jugosllave”, e konsideroj si jo të drejtë dhe apsurd. Hapja e shkollave në fjalë duhet
konsideruar vetëm si korigjim i qëndrimit, jo të drejtë të mëparmë të disa qarqeve
nacionaliste shqiptare, ndaj popullatës turke në ato krahina të Republikës së Maqedonisë.
Është më se i çuditshëm dhe i dyshimtë insistimi permanent i Q.Litës rreth mohimit të pranisë
të popullatës turke edhe në krahinat e lartpërmendura të Maqedonisë, në rrethana kur çdo
herë, në të kalurë dhe sot, prania e popullatës në fjalë edhe në këto treva ka qenë/ është fakt i
pamohueshëm, mes tjerash i vërtetuarë edhe në të gjitha regjistrimet e banorëve. Sipas meje,
fashizoide duhet të emërtohet tendenca për ndarjen, vetëm të turqve të Maqedonisë, në “turq
të vërtetë” dhe “turq jo të vërtetë”. Kjo për vet faktin se, ndjenja për përkatsinë nacionale të
çdo kujt, përfshirë edhe e turqve, është çështje personale dhe e patjetërsueshme. Prandaj, teza
e Q.Litës se në Maqedoninë Veriore turq paska vetëm në pjesën Lindore të saj, është
qesharake. Edhe më qesharake dhe ofenduese është pohimi i tij se si turq duhet konsideruar
vetëm fiset juruke (Yörük) që kanë jetuar/ jetojnë në disa pjesë të Maqedonisë Lindore. Sipas
kësaj llogjike, ndarje të këtilla duhet bërë edhe mes popujve të tjerë, përfshirë edhe mes
shqiptarëve, në mesin e të cilëve, në të kaluarën edhe sot, janë “integruarë”/ “integrohen”
pjesëtarë të nacionaliteteve/ etnive të tjera – turke, egjiptase, vllehe, e tj. Vall demografët/

historijanët shqiptarë, me të cilët unë polemizoj, kanë guxim të bëjnë klasifikim edhe të
popullit shqiptar, siç është vepruar me ne turqit duke na ndarë në “turq të vërtetë” dhe “jo të
vërtetë”? Unë si historian nuk e di vall shkenca njeh një kategorizim të tillë të popujve, por
dua të rikujtoj se ndarje të këtillë edhe të shqiptarëve ka bërë antropogjeografi – nxënësi i
J.Cvijiqit – Jovan Trifunovski, sipas të cilit, “… popullsia e sotme shqiptare, të parët e të
cilëve kanë qenë sllavë, turq ose romë, përbëjnë rreth 20% nga të gjith shqiptarët e RS të
Maqedonisë“. Do të ishte tepër jo serioze, bile e pa lejueshme, në se unë, ose kush do qoftë
tjetër, të tentonim tja mohojmë përkatsinë shqiptare të 20% të shqiptarëve të Maqedonisë, “të
parët e të cilëve”, sipas d-r J.Trifunovskit, “kanë qenë sllavë, turq ose romë”, mendoj unë.
Sa i takon krahinave, ku në vitin shkollor 1951/1952 u hapën edhe shkolla në gjuhën
amtare turke, ato nuk ishin “krahina të pastra shqiptare”, siç pretendon Q.Lita. Ato krahina,
as në të kaluarën e as sot, nuk kanë qenë/ nuk janë “krahina të pastra shqiptare”, por kanë
qenë/ janë krahina ku, përveç shqiptarëve, kanë jetuar/ jetojnë edhe maqedonas, turq,
torbeshë, egjiptas/ romë, serbë, e tj.
2. Rreth tezës të autorëve shqiptar se pjesa dërmuese (sipas Q.Litës 80%) e popullatës
të shpërngulur nga RP e Maqedonisë në Turqi, në periudhën e lartpërmendur, qenkan
shqiptarë, me këtë rast kisha dashur ti ritheksoj vetëm këto disa fakte:
a) Përsëri, nëse e kemi parasysh numrin e popullatës turke dhe asaj shqiptare të vitit
1921, dhe në se me të vërtetë numri i të shpërngulurve shqiptar nga RP e Maqedonisë në
Turqi, pas Luftës të dytë botrore (sipas z.A.Selmani) ishte më i madh (128.500), se ai i turqve
(57.600), si ndodhi që në Regjistrimin e vitit 2002, numri i shqiptarëve u rit në 509.083, e ai i
turqve u zvogëlua në 77.959 ?!. Autorët shqiptar, përfshirë edhe Q.Lita, si duket nuk mund ta
shikojnë/ pranojnë jollogjikshmërinë të llogarive të tyre – nëse numri i të shpërngulurve
shqiptar ka qenë më i madh se ai i turqve atëhere numri i tyre sot duhej të ishte më i vogël se
ai i turqve, dhe e kundërta; dhe,
b) Në se i analizojmë të dhënat statistikore nga Regjistrimi i vitit 1971, sipas të cilit
numri i shqiptarëve në Maqedoni atë vit ishte 279.871, ndërsa i turqve 108.552, dhe në se
nga numri i përgjithshëm i shqiptarëve (197.389, sipas regjistrimit të vitit 1948), i heqim
128.500 shqiptarë (të cilët p.sh. sipas A.Selmanit ishin të shpërngulur mes viteve 1945 dhe
1971), dhe 5.600 shqiptarë të tjerë, të cilët në atë kohë ishin shpërngulur nga Maqedonia në
Kosovë, dhe nëse këtyre numrave ja shtojmë rreth 100.000 frymë (si rezultat i natalitetit –
rritjes natyrale dhe fizike të popullsisë shqiptare, mes viteve 1948 dhe 1971), atëherë në
Regjistrimin e vitit 1971, numri i popullsisë shqiptare, në vend të 279.871, do të duhej të ishte
rreth 169.000, që d.m.th. rreth 111.000 frymë më pak. Sipas parametrave të njëjta, numri i
popullatës turke, në vitin 1971, në vend 108.552 do të duhej të ishte rreth 200.000;
c) Vallë kolegu Q.Lita mundet ti përgjigjet pyetjes: si mundet që shumica dërmuese e
të shpërngulurve, nga Maqedonia në Turqi, në periudhën e lartpërmendur, të jenë shqiptarë
dhe njëkohësisht numri i tyre sot të jetë rreth 600 mij, kurse i turqve rreth 80 mij. Pse edhe
numri i turqëve sot nuk është i ngjajshëm me atë të shqiptarëve, në rrethana kur numri i
këtyre dy komuniteteve në 1921 ishte përafërsisht i njëjtë?. Unë nuk e vë në dyshim numri e
shqiptarëve në Republikëm e Maqedonisë, në Regjistrimin e vitit 2002, ai sot sigurisht duhet
të jetë edhe më i madh. Unë nga Q.Lita dhe autorët e tjerë (jo vetëm shqiptarë), me të cilët
polemizoj, pres përgjigje të sinqerta dhe përafërsisht të drejta/ shkencore, e jo të njëanshme –
pse edhe numri i popullatës turke sot nuk është përafërsisht sa ai i shqiptarëve, kur dihet se
numri i kësaj popullate ne Maqedoni në fillim të shekullit të 20 ka qenë disa herë më i madh,

kurse siç u theksua më lart, në 1921 ishte përafërsisht i njëjtë sa ai i popullatës shqiptare?.
Pra, nëse autorët me të cilët unë polemizoj në lidhej me çështjet në fjalë, përfshirë edhe me
Q.Litën, e quajnë veten shkencëtarë të mirëfilltë atëhere le të urdhërojnë të japin përgjigje që
i ka hije një shkencëtari të tillë.
Në fund të këtij artikulli polemizues, si më në mëshë që jam, kolegun Q.Lita dua ta
këshilloj, para se të bëjë komente dhe konkludime rreth vlerësimeve të mija, në rastin
konkret, në lidhje me çështjen e shpërnguljes të popullatës muslimane të Maqedonisë në
Turqi, për studimin e të cilës në masë të madhe jemi të përkushtuarë të dy, punimet e mia, që
i kam publikuarë në portalet dhe mediumet e lartpërmendura, ti lexojë me vëmëndje dhe
gjakftoftësi. Çdo koment dhe vlerësim i tij, qoftë kritik, për mua do të jetë shumë i vlefshëm
dhe i mirseardhur, me kusht ato të jenë objektive dhe të mbështetura me të dhëna dhe fakte
konkrete, pa paragjykime të natyrave të ndryshme.
Dhe fare në fund, shfrytëzoj nga rasti kolegut të nderuar Qerim ti falenderoj për
krijimin e mundësisë për të polemizuar me disa vlerësime të tij, sipas meje, jo të drejta. Duke
polemizuarë me tezat dhe vlerësimet e njëri tjetrit, me kusht ato të zhvillohen “urtë e butë dhe
pa ofendime”, shpresoj se do të mundemi të arijmë në vlerësime përafërsisht më të drejta për
çështje të ndryshme, përfshirë edhe për çështjen e shpërnguljes e popullatës në fjalë, mendoj
unë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne