Përgjigjet De Biasi: Xhaka nuk është shenjtor, e prisja veprimin e tij

Pas reagimit të ashpër të Taulant Xhakës ka ardhur edhe replika e trajnerit të skuadrës tonë përfaqësuese Giani de Biazi i cili në një prononcim për të përditshmen e njohur zvicerane “Blik” ka deklaruar se në kombëtare nuk ka shënjtorë, pasi të gjithë lojtarët janë të barabartë.

” Kur Xhaka më tha që dëshironte të largohej nga grumbullimi për të vijuar stërvitjen tek Bazeli, iu përgjigja se në kombëtare nuk ka shenjtorë, nuk as Pele e as Maradona. Të gjitha janë të barbartë dhe duhet të pranojnë vendimet e trajnerit, në të vërtetë e prisja veprimin e tij. “- këto ishin disa nga fjalët e De Biazit për “Blick”.
Tekniku kuqezi gjithashtu shtoi se për të ardhmen e Xhakës në skuadrën tonë përfaqësuese duhet pyetur vetë lojtari dhe jo trajneri. Ndërkohë në lidhje me Amir Abrashin, De Biazi konfirmoi se ka shqetësime fizike dhe nuk është larguar për pakënaqësi ndaj zgjedhjeve të trajnerit.?
Orasport

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress