Përkrahja për Muxhahedin-e-Khalk nënçmon të gjitha standardet e luftës kundër terrorizmit

Ish kongresmeni amerikan i shtetit Idaho, në një fjalim të mbajtur më 26 Prill 2006 në kuadër të debateve në Kongres mbi ligjin HR 282 për përkrahjen e lirisë në Iran, kritikoi ashpër përkrahjen e qeverisë së SHBA për grupin Muxhahedin-e-Khalk.

Deniss John Kussinich Ish kongresmeni amerikan, në fjalën e tij theksoi: “Ligji HR 282 përkrah opozitarët e qeverisë së Iranit që synojnë ndryshimin e regjimit në Iran. Megjithëse kongresmeni amerikan Blumnever bëri ndryshime të rëndësishme në tekstin përfundimtar të këtij ligji që e ndalon qeverinë amerikane të ndihmojë grupet që ndodhen në listën e grupeve terroriste apo që gjatë 4 viteve të fundit janë renditur në listën e grupeve terroriste të DASH, prapë ekzistojnë rrugë për anashkalimin e këtij kufizimi. Psh, në një artikull te revistës amerikane Newsweek e datës 14 Shkurt 2005, qeveria amerikane është duke rekrutuar anëtarë të grupit Muxhahedin-e-Khalk, megjithëse ky grup është cilësuar nga DASH si një grup terrorist.

Muxhahedin-e-Khalk ka rënë dakord të krijojë një grup të ri me po atë qëllim të Muxhahedin-e-Khalk për ndryshimin e regjimit në Iran. Këta persona, me përkrahjen e SHBA kryejnë aktivitete ushtarake në Iran. Dua t’ju rikujtoj të gjithëve se Muxhahedin-e-Khalk është po ai grup që ka marrë pjesë në pushtimin e ambasadës së SHBA në Iran në vitin 1979. Muxhahedin-e-Khalk ka pasu kamp trajnimi në Irak, ku thuhet se janë trajnuar pjesëtarët e Al Kaidës së Bin Ladenit. Gjithashtu, Muxhahedin-e-Khalk ka përkrahur dhe trajnuar pjesëtarët e Talibanit. Tashmë ne po marrim ndihmë nga anëtarët e këtij grupi në një kohë që përkrahja për Muxhahedin-e-Khalk nënçmon të gjitha standardet e luftës kundër terrorizmit”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne