Përkujtohet në Lezhë dhe Krujë nga katolikt e Mirditës dhe arbëreshët, xhihadisti Skënderbe

550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut është përkujtuar me një ceremoni të veçantë në qytetin e Lezhës.
Tek “varri i tij”, ish xhamia Selimije u mblodhën sot drejtues të politikës vendore, tufa katolikësh nga Mirdita dhe nxënës shkollash, ndërkohë kuptim të veçantë i dhanë aktivitetit edhe disa katundarë arbëreshë të ardhur nga Italia. Jeta dhe vepra e Skënderbeut iu prezantua të pranishmëve edhe përmes librave dhe ekspozitave.

“Lezha do të kujtojë gjithmonë Gjergj Kastriot Skënderbeun i cili qëndroj në tempullin e kujdesies historike“, ishin disa nga fjalët e mbajtura nga Fran Frrokaj,  Kryetar i Bashkise Lezhë.

Aktivitetin e  përshëndeti dhe një nga përfaqësuesit e katundarëve arbëreshë.

“Kemi 500 vjet që lamë Shqipërinë dhe shkuam në Itali, zemrën tonë e kemi tek kjo tokë. Ju falënderojmë të gjithë për vëmendjen ndaj Arbëreshëve të Italisë! Jemi këtu për ju, ju duam të gjithëve!”, tha përfaqësuesi i katundarëve arbëreshë të ardhur nga Italia.

Ndërkohë kjo datë e rëndësishme është përkujtuar edhe në Krujë, aty ku gjendet edhe një muze me emrin e tij, por edhe kalaja e njohur qëndron si dëshmi e gjallë e asaj çfarë Gjergj Kastrioti bëri për fronin e tij.

Drejtues të politikes lokale, katolikët e ardhur nga Mirdita si dhe katundarët arbëreshë u shprehen se 17 janari është një datë që duhet të mbahet mend gjithmonë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne