Shpërthen Tare: Cduam ne me Skënderbenë? Krujën e kemi bërë gurore, pyjet ja kemi prerë dhe vreshtat i kemi bërë pallate

Studiuesi Auron Tare, ka reaguar ashpër sot në lidhje me situatën në vend në atë që është konsideruar edhe “Viti i Skënderbeut”.

Në një postim të gjatë të shoqëruar edhe me disa foto, Tare shkruan se ajo çfarë ne i kemi bërë qytetit të Krujës, është një turp i vërtetë. Që këtu sipas tij, nis edhe vlerësimin që ne kemi për figurën e Skënderbeut.

Reagimi

Kam nje jave qe kudo qe e kthej TV shikoj debate te ethshme per Skenderbene. Debate pa fund, shpjegime, te reja te vjetra fakte etj. Do kete ekspozita, ceremoni mbjellje pemesh per Skenderbene, libra, forume, dokumentare etj etj. DMTH autobuzi i famshëm i Kucit kete here ka marre brenda specialistet e Skenderbeut.

Hem, ore njerez, ne vend qe te ulim koken te na vije turp per ate qe i kemi bere Krujes nuk leme televizore pa dale per te folur per Skenderbene. Po cduam ne me Skenderbene?

Skenderbene e duan ata njerez qe ja mbrojne, ja respektojne trashegimine kulturore te tij. Brezi yne dhe ai qe po vjen pas ja beri malet e Krujes gurore, ja preu pyjet dhe vreshtat duke i bere pallate, ja prishi pazarin e bukur te Krujes dhe e mbushi kalane me lokale. Kushdo qe vjen me avion ne Tirane habitet nga shkaterrimi i pejsazhit te Krujes nga fabrikat e cimentos dhe furrat e gelqeres. Ne nje vend tjeter Kruja do ishte nje qender e rendesishme pelegrinazhi boteror per madheshtine dhe historine e lavdishme mesjetare. Lereni Skenderbene atje ku eshte ne parajse se edhe atij i vjen turp per ate qe ne pasardhësit i beme qytetit te cilin ai e mbrojti me shpate ne dore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne