Përleshja e ushtarëve sionistë me të rinjtë palestinezë në Betlehem

Gjatë një sulmi të ushtarëve sionistë në qytetin Betlehem që gjendet në jug të BPLJ dhe përleshjeve me të rinjtë palestinezë në këtë rajon, janë plagosur disa nga këta të rinj palestinezë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, ushtarët e regjimit sionist të premten në mbrëmje janë përleshur me të rinjtë palestinezë në rajonin Vad Shahin në qendër të qytetit Betlehem. Gjatë këtij konflikti ushtarët sionistë kanë sulmuar me granata dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë të rinjtë palestinezë, duke plagosur disa prej tyre. Ushtarët sionistë po ashtu sulmuan me gaz lotsjellës dhe me plumba gome protestuesit e një proteste paqësore në qytezën Kofr Kadum në perëndim të Nablusit. Protestat palestineze në Kofr Kadum u mbajtën kundër aksionit izraelit për vazhdimin e ndërtimit të një muri racist dhe përpjekjet për të hapur rrugën kryesore të qytezës që është bllokuar 14 vite më parë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne