Përleshje mes palestinezëve dhe sionistëve në lindje të Kudsit

Forcat e regjimit sionist, janë përleshur me palestinezët në lindje të Kodsit të cilët ishin ngritur kundër dëbimit të një familjeje palestineze.

Të martën forcat e regjimit sionist u përpoqën të dëbonin nga shtëpia familjen Shemsane e cila ka jetuar për 52 vjet në lindje të Kodsit. 150 palestinezë u ngritën në mbrojtje të kësaj familjeje dhe kundër vendimit të regjimit sionist për dëbimin e saj nga rajoni Sheik Cherah në lindje të Kodsit. Pas kësaj proteste forcat sioniste kanë përdorur dhunë ndaj palestinezëve dhe kanë arrestuar 4 prej tyre. Forcat e regjimit sionist kanë dëbuar familjen Shemsane nga shtëpia e tyre me pretekstin se shtëpia i përket një familje hebre. Shumë organizata jo qeveritare, këtë veprim të regjimit sionist e kanë cilësuar metodë të re për hebraizimin e Kodsit të shenjtë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne