Përleshje midis pjesëtarëve të ISIS pas vrasjes së Abu Bakr Al Bagdadit

Pas njoftimit për vrasjen e Abu Bakr Al Bagdadit, liderit të ISIS, elementë të këtij grupi terrorist në qytetin Telafar, në perëndim të Mosulit, janë përleshur mes veti dhe një numër i përkrahësve të Al Bagdadit është arrestuar.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, burime lokale në provincën Ninva kanë dhënë lajmin për përleshjet midis pjesëtarëve të ISIS në Telafar, në perëndim të Mosulit dhe për arrestimin e një numri të përkrahësve të Abu Bakr Al Bagdadit nga ana e kundërshtarëve të tij. Ky burim ka shtuar se aktualisht midis anëtarëve të grupit terrorist në Telafar janë bllokuar vajte-ardhjet dhe elementë të këtij grupi në këtë rajon janë shpërndarë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne