Përmbytjet në Kolumbi kanë marrë jetën e 273 personave

Gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Kolumbi kanë humbur jetën 273 persona, prej të cilëve 43 fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet lokale njoftuan se gjatë fundjavës lumi, që rrethon qytetin Mocoa, vërshoi dhe shkaktoi prurje të ujit dhe rrëshqitje të dheut.

Autoritetet druajnë se numri i viktimave mund të rritet meqë shumë njerëz ende llogariten të zhdukur.

Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos, i cili të hënën vizitoi rajonin e prekur, për katastrofën e madhe fajësoi ndryshimet klimatike.

Ai theksoi se brenda vetëm një nate në qytetin Mocoa ka rënë madje një e treta e sasisë së zakonshme njëmujore të reshjeve të shiut, gjë që shkaktoi daljen e lumit nga shtrati.

Autoritetet njoftojnë se familjet e të pësuarve do të marrin nga 6.000 euro ndihma, ndërsa autoritetet po ashtu do të mbajnë përgjegjësinë e shpenzimit të kurimit dhe varrimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne