Që prej 2010-tës, Kremlini ka shpenzuar miliarda dollarë për përmirësimin e hapësirave publike, veçanërisht përmes një programi federal me te cilin janë dhënë 42.2 miliardë rubla për punimet e rinovimit.
Për dekada me radhë, brigjet e lumit që rrjedh në qytetin rus të Belgorodit, kanë qenë në një gjendje të mjerueshme.
“Ne deshëm të tërhiqnim vëmendjen tek fakti që këtu ka një lumë dhe një zonë të gjelbër përgjatë brigjeve të tij, dhe e gjithë kjo është mu në zemër të qytetit, përse të mos kthehej në një zonë të këndshme ku të kalohet bukur koha e lirë, ky ishte qëllimi ynë kryesor”, tha Jezi Stankevic, arkitekt.
Por pas kësaj nisme, qëndron dhe një plan tjetër.
“Ajo që ne synojmë më fort është të sigurohemi që njerëzit më inteligjentë, më të talentuar dhe më interesante të mbeten në këtë qytet. Për këtë arsye, dhe në fokus të iniciativës kanë qenë qytete që ishin lënë në harresë, duke i shtyrë njerëzit të largohen. Po flasim tani për luftë për të ruajtur “kapitalin njerëzor”. i cili është në qendër të formimit të ekonomisë urbane”, tha Daria Paramonova, kryetare e departamentit te arkitekturës.