Shqiperia

“Ike në një ditë të bekuar si Ramazani”, mesazhet prekëse për efektiven

Lajmi për ndarjen nga jetë të efektives Zarife Hasanaj, ka shkaktuar dhimbje të thellë tek familjarët, të afërmit dhe miqtë e saj, të cilët kanë reaguar në rrjete sociale me statuse mjaft prekëse.

Zafire Hasani, bashkë me të tjerë ushtarakë shqiptarë, ndodheshin në Letoni në kuadër të grup-batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s.

Ajo do të kthehej në Shqipëri në muajin qershor, por fatkeqësisht 32-vjeçarja, humbi jetën rreth orës 9 të mëngjesit të ditës së sotme. Pas lajmit, familja e Zarife Hasanaj ka hapur dyert e mortit, ndërsa në banesën e saj ka patur prezencë të forcave ushtarake.

Më poshtë disa nga postimet e familjarëve dhe miqve të saj në rrjete sociale:

 

   

OPINIONE