Përparim Kabo: Sajmir Tahirin e kam ngelur 2 herë në provime

Akademiku Përparim Kabo i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ me Eni Vasilin në ‘News24’ ku ka folur për aktualitetin politik, vetingun për çështjen e Saimir Tahirit.

Profesor Kabo tha se ish-ministrin e kishte takuar vetëm 3 herë në jetë. Dy herë kur ai e kishte ngelur në provim dhe herën e fundit në 2017 ku i kishte kërkuar largimin si ministër i Brendshëm.

“Saimir Tahirin e kam takuar tre herë në jetën time. Dy herët e para në përballjen me atë e kam ngelur në provim, ndërsa herën e dyte e kam takuar në janarin e këtij viti, 2017. Në këtë takim të fundit i kërkova të largohej si ministër i brendshëm, sepse, po të kujtojmë në ato ditë, në Shqipëri erdhi një zyrtar i lartë amerikan, i cili takoi drejtorin e përgjithshëm të Policisë, takoi kryeministrin apo edhe shefin e SHISH, por nuk takoi ministrin e Brendshëm. Me këtë Saimir Tahiri duhet të kuptonte se nuk ishte më partneri i amerikanëve. Gjithsesi kjo mbetet për tu verifikuar”, tha ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne